Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ndodhet që prej mëngjesit në fshatin Çekin, Gramsh, ku ndodhet uzina e armëve, që një ditë më parë u sulmua nga tre shtetas rusë.
Ai mori disa rrëfime të banorëve të zonës, mes të cilëve edhe të një personi i cili kishte qenë dëshmitar në ngjarje dhe kishte mundur të shihte nga afër çfarë kishte ndodhur.
Banori i cili nuk ka dashur të identifikohet ka rrëfyer se ai dhe djali i tij janë prekur nga spraji me të cilin u sulmuan ushtarët.
Ai tregoi se në çantën e shtetasit rus ishte gjetur një aparat fotografik, disa mikroçipa që sipas banorëve janë futur brenda uzinës nga rusë, pinca dhe çelës papagall.
Banori rrëfeu se gjendja e të riut rus ishte e mirë, madje ai ishte shumë i qetë kur u kap..