English

Champions, “galaktikët” kthehen në tokësorë në “Parkun e Princërve”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Galaktikët u kthyen në tokësorë. Mbrëmjen e së mërkurës në “Parc des Princes”, Parisi dominoi në çdo aspekt përballë Realit të Madridit, në ndeshjen e tyre të parë të fazës së grupeve për këtë edicion të ri.

- Advertisement -

Nëse ekipi i Thomas Tuchel bëri një nga paraqitjet më të mira dhe bindëse nën drejtimin e tij, ekipi i Zinedine Zidane duket se mori një shuplakë turpëruese. Dukej si fundi i një epoke, një ekipi, një stili loje apo përpjekjeve për të fituar.

Të mendosh se shtylla e ekipit aktual është e njëjta që arriti suksesin e paprecedentë në kohët moderne, atë të fitimit të Champions League për 3 sezone radhazi vetëm 16 muaj më parë, ndërsa tashmë lindin pyetjet: Çfarë po ndodh me Realin? Çfarë po përpiqen të ndryshojnë? Kur do të marrë fund kjo vuajtje e madrilenëve?

Angel di Maria shënoi dy herë në pjesën e parë, e ndërsa sekondat po shkonin drejt fundit, mbrojtësit Bernat dhe Meunier kombinuan bashkë për të vulosur fitoren 3-0 të Parisit ndaj “Los Blancos”.

Dy rezultate të njëjta 2-2 dhe me funde thuajse identike. Juventusi kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e dytë të takimit me Atletico Madrid, por në sekondat e fundit gjithçka u barazua. Golave të Cuadrados dhe Matuidit iu kundërpërgjigjën Saviç dhe Herrera. Simeone u shpreh pas ndeshjes se, kur e kërkon diçka e arrin me çdo kusht atë.

Manchester City arriti një fitore të lehtë ndaj Shakhtar Donetsk, edhe pse me mungesa të rëndësishme në mbrojtje si Laporte dhe Stones. Mahrez, Gundogan dhe Gabriel Jesus ishin autorët e golave për “Citizens”, por Guardiola foli vetëm për repartin e tërhequr. “Otamendi është 31, Fernandinho 34, alternativa e vetme që kam është 18 vjeç. Nuk e di çfarë do të ndodhë në 3-4 muajt e ardhshëm, por sot (dje) ishim mirë”.

Me ankesa ndaj të tijve doli pas ndeshjes edhe Mauricio Pochettino. Ai akuzoi futbollistët e Tottenhamit për moszbatim të udhëzimeve të tij pasi shpërdoruan dy golat e Kane dhe Lucas, për ta mbyllur ndeshjen me Olympiacosin në Pire me rezultatin 2-2.

“Jam i zhgënjyer, në pjesën e parë nuk më pëlqeu paraqitja. Kishim një plan nga fillimi dhe nuk e respektuam atë. Kjo më shqetëson më shumë se të tjerat dhe ua thashë lojtarëve në pushimin e ndeshjes. Shënuam dy gola, por paraqitja e lojtarëve la për të dëshiruar”, tha trajneri argjentinas.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×