Pep Guardiola, është përballur 17 herë në të shkuarën me Real Madrid si trajner i Barcelonës dhe Bayernit të Mynihut. Spanjolli ka një bilanc pozitiv me 9 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.
Por, kësaj here pritet të jetë ndryshme. Përballë ka një trajner po aq të zotin sa ai dhe një skuadër që në Champions League transformohet krejtësisht.
Zinedine Zidane është i vetmi teknik që ka arritur të fitojë tre herë radhazi Ligën e Kampionëve si askush tjetër më parë.
Pavarësisht se në fushë janë lojtarët ata që do bëjnë diferencën një peshë të rëndësishme do kenë edhe zgjedhjet e trajnerëve.
“Ajo që Zidane ka bërë në Evropë nuk besoj se do të mund të përsëritet sërish të paktën do jetë shumë e vështirë. Në ditët e sotme me një futboll aq të komplikuar të fitosh tre herë radhazi Champion League tregon një nivel të jashtëzakonshëm”, shprehet Guardiaola.
“Mendoj se Guradiola e ka provuar se është trajneri më I mirë. Sigurisht që njerëzit kanë mendime të ndryshme pasi ka shumë trajner të mirë të futboll por për mua ai është më I miri”, deklaron Zidane.
Pavarësisht fjalëve Zidane nuk duket aspak i trembur dhe ka besim se skuadra e tij do ja dalë të triumfojë.