English

Chelsea fiton me spektakël kundër Man Utd

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Supersfida mes Chelseas dhe Manchester United nuk ka zhgënjyer në kampionatin anglez, me dy skuadrat të cilat dhuruan spektakël, ndërsa në total u shënuan 7 gola. Ishin blutë e Londrës ata të cilët morën 3 pikët, pas një përmbysje në limite, duke dërguar sfidën në shifrat 4-3. Callagher zhbllokoi rezultatin shumë shpejt, më tej Palmer dyfishoi. Garnacho e Fernandes rikthyen ekuilibrat në fraksionin e parë, ndërsa në të dytin sërish Garnacho ktheu rezultatin në favor të djajve të kuq, të cilët gjetën avantazhin për herë të parë.

- Advertisement -

Një penallti në minutën e 10 të shtesës u kthye në gol nga Palmer, me yllin britanik që më pas shënoi dhe golin e 4, për një përmbysje spektakolare këtë sezon. Skuadra e Pochettino ngjitet në vendin e 10, ndërsa Manchester United qëndron në të gjashtin.

Në përballjen tjetër Liverpool mposhti Sheffieldin dhe mori kreun e klasifikimit. Të kuqtë e Klopp gjetën avantazhin me Nunez, ndërsa autogoli i Bradley riktheu barazpeshën. Në pjesën e dytë Mcallister e Gakpo vulosën triumfin 3-1, me Liverpool që merr kështu fitoren numër 21 në ligë. Në vendin e dyttë qëndron Arsenal e në të tretin Manchester City.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?