Klubi anglez i Chelsea-s ka shkarkuar trajnerin gjerman, Thomas Tuchel. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra përmes një komunikate zyrtare.
Stafi teknik i Chelsea-s do të marrë në dorë skuadrën deri sa të vendoset një trajner tjetër në krye të ekipit.
Shkarkimi vjen si pasojë e humbjes së londinezëve në Zagreb ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, në Champions League.
49-vjeçari mori në drejtim klubin në 26 janar 2021 dhe në vetëm 20 muaj në 99 ndeshje në total me Chelsea-n në të gjitha kompeticionet ka arritur të fitojë 62 të tilla, ka barazuar 19 dhe humbur 18.
Prej disa muajsh, Chelsea zotërohet nga amerikani Todd Boehly. Klubi ka investuar më shumë se çdo skuadër tjetër në merkaton futbollistike që u mbyll pak ditë më parë.
Chelsea Football Club part company with Thomas Tuchel.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 7, 2022
LEXONI GJITHASHTU
- Një shqiptar për sfidën Inter-Bayern, Jareci: Kur shkel në fushë, s’je më tifoz
- Milan me pronar të ri, Elliot i shet aksionet te Red Bird për 1.2 miliardë euro