English

Chelsea synon Osimhen në janar, vështirësohet situata për Brojën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ngjarja e fundit e regjistruar tek skuadra e Napolit ka krisur marrëdhënien me sulmuesin Victor Osimhen, ndërsa ky i fundit kërkohet me ngulm nga Chelsea. Ka qenë trajneri i londinezëve Mauricio Pochettino ai i cili ka pohuar se gjërat nuk kanë shkuar mirë deri më tani, me disa lojtarë të dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të përballojnë ngarkesën.

- Advertisement -

“Osimhen? Po punojmë për janarin. Ne po punojmë gjithashtu për rikuperimin e lojtarëve të lënduar, si Nkunku që do të na ndihmojë të shënojmë më shumë gola dhe të jemi më solid. Ka lojtarë që nuk përballojnë dot 70 ndeshje. Por për ne trajnerët bëhet e vështirë, sepse çdo lojtar do të donte gjithmonë të luante. Dhe është gjithashtu presioni për të fituar. Shkurtimisht, është një temë e vështirë dhe një temë e ndërlikuar”, tha tekniku Pochettino.

Në një situatë të tillë ndikohet dhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, i cili sapo ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer me skuadrën. Me formën që po kalon Nicolas Jackson, bomber kuqezi nuk do ta ketë të vështirë të fitojë më tepër minutazh, por me ardhjen e Osimhen, kjo gjë do të ishte më e vështirë. Numri i madh i golave të shënuar nga nigeriani, për më tepër dhe golashënues në sezonin e shkuar, bëjnë që të ai të sigurojë menjëherë vendin e titullarit në formacionin e Pochettino. Diçka e tillë do të bënte që Broja të kërkonte largimin nga Blutë e Londrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?