English

CIA dhe BND-ja gjermane kanë përgjuar vendet e Amerikës Latine

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shërbimet amerikane të inteligjencës përgjuan vazhdimisht për dekada me radhë komunikimet diplomatike dhe ushtarake të vendeve të ndryshme të Amerikës Latine, përmes disa makinerive deshifruese të furnizuara nga kompania zvicerane “Crypto AG”, që ishte në pronësi të CIA-s dhe agjencisë gjermane BND.

- Advertisement -

Lajmin e bënë të ditur televizioni publik gjerman ZDF dhe e përditshmja “Washington Post”, të cilat kanë pasur akses në të dhënat e deklasifikuara  të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA.

Të dhënat tregojnë se vendet e përgjuara ishin regjimet ushtarake si Kili, Argjentina dhe Uruguai, që kryenin akte të brendshme dhe të jashtme represioni dhe terrori ndaj figurave kyçe opozitare.

Sipas historive të cituara nga “ËP” dhe ZDF, operacioni për mbledhjen e informacioneve fillimisht u quajt “Thesaurus”, ndërsa më vonë mori emrin “Rubicon”.

Ndërkohë, emri në kod për kompaninë “Crypto AG” ishte “Minerva”. Organet mediatike që raportuan zbulimin e quajtën operacionin e përgjimit të CIA-s dhe BND-së “goditjen e shekullit”.

Në vitet ’80 thuajse 40 për qind e informacioneve që kalonin në agjencitë amerikane të inteligjencës vinin nga makinat e “Crypto”, e cila asokohe fitoi miliona dollarë, që u shkuan shërbimeve sekrete.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?