Frika nga coronavirusi i ri nuk i ka ndalur aspak çiftet e reja në Korenë e Jugut që të marrin pjesë në një ceremoni të përbashkët dasme.
Në kishë ishin të pranishëm me mijëra çifte për të kurorëzuar dashurinë e tyre, ditë e cila përkoi edhe me 100-vjetorin e themelimit të kishës. Rreth 30.000 njerëz nga 64 shtete, duke përfshirë 6000 çifte ishin në ceremoninë e zhvilluar në verilindje të Seulit.
Stafi i kishës u kujdes për shëndetin e të pranishmëve, dezinfektues për duart u shpërndanë maska kirurgjikale u kontrolluan temperaturat e çifteve, por gjatë ceremonisë vetëm disa çifte u panë duke veshur maska.
Unë nuk vendos maskë sepse doja të isha e bukur për bashkëshortin tim” u shpreh një nuse 23-vjecare.
Ndërsa një 35-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kishte marrë një maskë me vete u shpreh se ishte i bekuar që ishte në dasmë por ishte edhe i shqetësuar për përhapjen e coronvirusit. E pavarësisht situatës të gjithë ishin të lumtur të shkëmbenin unazat dhe gati të fillojnë në jetë të re. Kisha e cilësoi ceremoninë një event të suksesshëm.
Kisha e Unifikimit u themelua në vitin 1954 nga Sun Myung Moon, i cili deklaroi se ai dhe gruaja e tij ishin mesi. Nga viti 1961 e deri në vdekjen e tij në vitin 2012, ai mbikëqyri dasmat masive, ku me mijëra çifte vendosnin të kurorëzonin dashurinë e tyre edhe pse nuk flisnin të njëjtën gjuhë.