Cikalleshi: Fitorja ndaj Islandës, hap i rëndësishëm për vendin e parë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej 26 majit grumbullimin dhe përgatitjet për dy sfidat zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve si dhe miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë.

Ndeshja e parë është ajo me Islandën në 6 qershor në transfertë dhe ndeshjen me Izraelin më 10 qershor.

Ditën e sotme, Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami kanë dalë në një konferencë për media ku kanë folur në lidhje me këto ndeshje dhe se çfarë objektivash ka ekipi në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve.

- Advertisement -

Cikalleshi, bomberi i Kombëtares shqiptare u shpreh se objektivi i skuadrës është sigurisht vendi i parë, ndërsa analizoi edhe dy rivalët e grupit, Islandën dhe Izraelin. Cikalleshi theksoi se pika më e fortë e skuadrës shqiptare është grupi dhe harmonia.

“Është një grup ku ne do të tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që kemi dy ekipe, që nuk janë me shumë diferencë nga ne. Kemi një fat të vogël që Rusia nuk do të jetë pjesë e grupit dhe do të doja që të përqëndrohemi te ndeshja e parë sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda ka një grup fizikisht shumë të fortë dhe do jetë një duel fizik në Islandë, ku nëse do tentojmë vendin e parë, duhet të dalim me rezultat pozitiv. Por, besoj se jemi gati”, tha ai.

Edhe mesfushori kuqezi i ekipit, Nedim Bajrami, i cili ka pak muaj që është bashkuar me Kombëtaren shprehet se objektivi i skuadrës është ta nisin mbarë këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve.

“Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për neObjektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin”, u shpreh Bajrami.

Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida. Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.

Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës.

Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

LEXONI GJITHASHTU

 













LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Java e dytë censit 2023| INSTAT: Për çdo ankesë kontaktoni në numrin jeshil

Java e dytë e nisjes së censit të popullsisë dhe banesave, po ecën mirë. Deri në këto momentet, INSTAT, ka bërë më dije se...

Çeku i bebes s’rriti popullsinë, në 4 vite u dhanë 125 mln euro, gjysma shkoi jashtë

Në vitin 2019 qeveria vendosi të disbursonte nga buxheti i saj bonusin për bebet. Politika në mbështetje të familjeve dhe prindërve të rinj, synon...

Atentati në Dukagjin| Njëri nga autorët vetëdorëzohet, të tjerët në kërkim

Martin Qershija - 28 vjeç Edmond Nika - 29 vjeç Kujtim Dholla - 25 vjeç Çesk Serraj - 36 vjeç Këta persona janë shpallur...





TË FUNDIT

Java e dytë censit 2023| INSTAT: Për çdo ankesë kontaktoni në numrin jeshil

Java e dytë e nisjes së censit të popullsisë dhe banesave, po ecën mirë. Deri në këto momentet, INSTAT, ka bërë më dije se...

Çeku i bebes s’rriti popullsinë, në 4 vite u dhanë 125 mln euro, gjysma shkoi jashtë

Në vitin 2019 qeveria vendosi të disbursonte nga buxheti i saj bonusin për bebet. Politika në mbështetje të familjeve dhe prindërve të rinj, synon...

Atentati në Dukagjin| Njëri nga autorët vetëdorëzohet, të tjerët në kërkim

Martin Qershija - 28 vjeç Edmond Nika - 29 vjeç Kujtim Dholla - 25 vjeç Çesk Serraj - 36 vjeç Këta persona janë shpallur...

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme, bëhet publike data

Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor. Lajmi u bë me dije nga presidenti në një program televiziv. Vuçiç u bëri...

VV: Kur Rama kërkon prani të KFOR në veri dhe jo të FSK, ndihmon Vuçiçin

Menjëherë pas konferencës për mediat të kryeministrit Rama ku në fokus pati situatën në Kosovë dhe sulmin që iu bë policisë kosovare mesnatën e...













Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×