Programi i inteligjencës artificiale i krijuar nga kompania kineze DeepSeek trazoi tregjet dhe ndezi debate mbi konkurrencën teknologjike midis SHBA dhe Kinës.
Ky program u bë aplikacioni më i shkarkuar për iPhone të hënën, duke sfiduar dominimin e ChatGPT dhe kompanive amerikane në fushën e AI.
Suksesi i DeepSeek ka ngritur shqetësime në SHBA, pasi tregon se kompanitë kineze mund të zhvillojnë teknologji të avancuara me kosto shumë më të ulët, duke vënë në pikëpyetje shpenzimet e mëdha të gjigantëve amerikanë në këtë sektor.
Presidenti Donald Trump e konsideroi këtë një “thirrje zgjimi” për industritë amerikane, duke nxitur kompanitë të përqendrohen më shumë në konkurrencë dhe inovacion. Ai vlerësoi faktin që Kina ka krijuar një zgjidhje më të lirë dhe të shpejtë, duke e parë si një shtysë për përmirësime të mëtejshme në teknologji.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kina sfidon SHBA me Deepseek, inteligjenca artificiale trondit botën e teknologjisë
- Raporti i CIA: COVID mund të ketë ardhur nga një laborator në Kinë