English

Cilat janë disa prej grave dhe vajzave më frymëzuese të Europës?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sanna Marin | Finlandë

- Advertisement -

34-vjeçarja Marin është kryeministrja më e re që ka pasur Finlanda dhe për një farë kohë ishte dhe udhëheqësja më e re e ndonjë shteti, përpara se të kthehej në detyrë kryeministri i Austrisë Sebastian Kurz.

Ajo po drejton qeverinë përmes një koalicioni i cili ka emëruar pesë gra në poste kyçe, duke përfshirë dhe atë vetë, nën moshën 34-vjeç.

Ato janë ministrja e Financave Katri Kulmuni, 32 vjeç; ministrja e Brendshme Maria Ohisalo, 34 vjeç; dhe ministrja e Arsimit Li Andersson, 32 vjeç.  

Marin, e cila e nisi karrierën politike në 2012, nuk është kryeministrja e parë grua në Finlandë, ajo ka qenë Anneli Jäätteenmäki në 2003.

“Për mua, të drejtat e njeriut, barazia, apo barazia e njerëzve nuk kanë qenë kurrë çështje opinioni por themeli i konceptimit tim moral” ka thënë Marin. “I jam futur politikës sepse dua të influencoj sesi shoqëria i sheh qytetarët dhe të drejtat e tyre”.

“Barazia për mua do të thotë që të gjithë njerëzit kanë mundësinë për të jetuar një jetë të mirë, një jetë të denjë, të kenë një ndikim dhe të marrin pjesë në shoqëri. Roli i politikës është të çmontojë dhe të ndryshojë strukturat që janë diskriminuese ndaj popullit”.

Sanna Marin

Greta Thunberg | Suedi

Greta Thunberg nuk ka nevojë për prezantim.

Aktivistja 15 vjeçare u bë e njohur dy vite më parë kur çdo ditë për 3 javë rresht linte orët e mësimit për të protestuar ndryshimet klimatike jashtë parlamentit suedez.

Koncepti i braktisjes së orëve të mësimit për të protestuar, nën sloganin “Të Premteve për të Ardhmen”, u përhapën përreth botës dhe frymëzuan brezin e saj për të vepruar.

Thunberg korri edhe më shumë famë kur i qëndronte fjalëve të saj si për shembull kur lundroi drejt Samitit të Klimës së OKB-së në Nju Jork.

“Unë nuk duhet të jem këtu,” thoshte asokohe Greta e inatosur në fjalën e saj gjatë samitit. “Unë duhet të isha në shkollë, në anën tjetër të oqeanit”.

“Ju të gjithë vini tek ne të rinjtë për shpresë. Si guxoni! Ju keni vjedhur ëndrrën dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”.

Milena Kadieva | Bullgari

Së fundmi, Milena Kadieva triumfoi në çmimet “Gratë e Europës” ku u njoh për “ndërmarrjen e veprimeve të jashtëzakonshme në nivele themelore”.

Kjo ishte për krijimin e Fondacionit Alternativat Gjinore, i specializuar për të ndihmuar viktimat e dhunës ndaj grave.

Ka një ekip avokatësh, psikologësh, punonjësish socialë që mbështesin gratë që janë në gjendje të vështirë ekonomike ose sociale.

“Misioni im si avokate e të drejtave të njeriut ka qenë gjithmonë mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna, të punoj për barazinë gjinore dhe mbështetjen e atyre që janë në nevojë,” teksa ka pranuar çmimin.

 “Ky është një vlerësim për të gjitha gratë aktive në Europë. Ky është një frymëzim për të gjithë gratë dhe vajzat në Europë, që veprimet e tyre kanë vlerë. Kjo është një shenjë që edhe puna e bërë nga një grua e vetme mund të ndryshojë botën”.

Laura Codruta Kövesi | Rumania

Laura Kovesi kryesoi luftën kundër korrupsionit, në një nga vendet e konsideruara si ndër më të korruptuarat e BE-së.

Ajo ishte kryetarja e Drejtorisë Kombëtare të Antikorrupsionit të Rumanisë dhe dërgoi prapa hekurave ministra, kryetarë bashkie dhe deputetë.

Për këtë, Kovesi u lavdërua në Bruksel dhe kryeqytete të tjera europiane, por u shkarkua kur erdhi në pushtet partia social demokrate.

Një nga politikanët më të njohur të Rumanisë, Liviu Dragnea, i cili ishte kryetari i partisë social demokrate kur u shkarkua Kovesi, u dënua majin e shkuar me 3 vite burgim për akuza korrupsioni.

“Nga pikëpamja ime të jesh i fuqishëm do të thotë të fitosh besimin e popullit dhe më e rëndësishmja, t’ia dalësh për ta mbajtur atë,”” tha Kovesi teksa mori çmimin Gra në Pushtet në ceremoninë e çmimeve Gratë e Europës në 2019.

“Në linjën time të punës, mund ta bësh këtë vetëm duke punuar në mënyrë profesionale, duke qenë konsekuent dhe duke respektuar ligjin gjatë gjithë kohës”.

“Ky çmim shkon për të gjithë ata që më kanë mbështetur në luftën kundër korrupsionit dhe në ruajtjen e shtetit të së drejtës dhe vlerave europiane”.

Laura Codruta Kövesi

Johanna Nejedlová | Republika Çeke

Johanna Nejedlova është bashkëthemeluesja e Konsent, një grup të rejash feministe qëllimi i të cilave është ndihma e barazisë gjinore në Republikën Çeke duke kundërshtuar seksizmin, shpërbërjen e miteve mbi përdhunimin dhe promovimin e marrëdhënieve seksuale me pranimin e të dyja palëve.

Ajo u vlerësua së fundmi në ceremoninë Gratë e Europës 2019.

“Eliminimi i dhunës ndaj grave është i domosdoshme në mënyrë që të arrihet barazia,” tha ajo. “Ne nuk mund të presin që gratë të përparojnë, si personalisht ashtu edhe nga ana profesionale, nëse siguria e tyre cenohet nga sulmet apo përdhunimet”.

“Ne duhet të fokusohemi që të krijojmë një mjedis më të sigurt dhe më të mirë për gratë. Na duhen politikanë dhe figura publike që ngrenë zërin dhe e kthejnë në prioritet dhunës me seksuale me bazë gjinore dhe hapi i parë drejt rrugëtimit të gjatë drejt barazisë gjinore është ratifikimi dhe implementimi i Konventës të Stambollit në gjithë vendet europiane”.

Kiki Dimoula | Greqi

Kiki Dimoula, një nga poetet më të mirënjohura greke, vdiq muajin e shkuar në moshën 87-vjeçare.

Reputacioni i saj u vulos në 1960 dhe nga 1970 e tutje ajo ka fituar shumë çmime, duke përfshirë edhe Çmimin Europian për Letërsinë në 2009.

Ajo u bë anëtare e Akademisë së Athinës në 2002 duke u bëre gruaja e tretë që përzgjidhet në kryesinë e këtij institucioni. “Unë përdor humorin për të larguar vdekjen,” është shprehur ajo dikur. “Poezia mund të krijojë mungesë nga e tashmja. Unë thërras të vdekurit. Unë i bëj zë vdekjes.”

E quajtur prej një kritiku “poete e emocionit por jo e sentimentalizmave”, Dimoula ka thënë se “ne biem në dashuri për të hequr frikën e të mos ndjerit,” “duke këmbëngulur se dashuria gjithmonë i përket një personi e jo dy”.

Beate Uhse | Gjermani

Edhe pse një figurë kontroverse, një gjë është e sigurt: Beate Uhse ka ndryshuar Gjermaninë!

Sipërmarrësja theu tabutë me hapjen e dyqaneve të para të seksit në Gjermaninë puritane të pasluftës dhe ktheu temën e seksualitetit dhe erotizmit, veçanërisht atij femëror, në vëmendjen e publike.

Edhe pse kompania Grupi Uhse falimentoi, “Rilindja e Kombit Puritan” ishte një nga sipërmarrëset më të suksesshme të Gjermanisë.

Me “pako postare për higjienë martesore”, ajo i dha një kontribut ndryshimit social dhe një mënyrë më liberale për të trajtuar seksualitetin, kundrejt opozitës së ashpër prej gjyqësorit dhe kishës.
Sot, Beate Uhse gjykohet në disa mënyra. Për  shumë feministe ajo prodhoi pornografi që jo domosdoshmërish kontribuuan drejt emancipimit të gruas, përkundrazi i shërbyen fantazive mashkullore.

Shoqëria më në fund u pajtua me pionieren e seksit dhe i dhanë çmimin Kryqi Federal i Meritës.

Beate Uhse

Judit Polgár | Hungari

Judit Polgár është një mjeshtre e shahut dhe e konsideruar përgjithësisht si lojtarja më e fortë e shahut e të gjitha kohërave.

43-vjeçarja është e vetmja grua që ka fituar një lojë kundër titullarit dhe ka mundur 11 ish-kampionë botëror në shah klasik.

Tradicionalisht, shahu ka qenë një aktivitet që është dominuar prej meshkujve, dhe gratë janë parë shpesh si lojtare të dobëta, duke bërë të mundur krijimin e një kampionati botëror më vete.

Megjithatë, qysh nga fillimi, babai i saj László, ishte kundër idesë që të bijat e tij të merrnin pjesë në evenimente vetëm për vajza.

“Gratë janë të afta të arrijnë rezultate të ngjashme me burrat, në fusha të aktivitetit intelektual”, shkroi ai.

“Shahu është një formë aktiviteti intelektual, kështu që kjo vlen për shahun. Kësisoj, ne hedhim poshtë çfarëdo lloj diskriminimi në këtë drejtim”.

Judit Polgár

Antoinette Spaak | Belgjikë

Antoinette Spaak është një feministe belge dhe politikane.

E lindur më 1928, ajo u bë gruaja e parë belge që do të drejtonte një parti politike kur u bë udhëheqësja e Frontit Demokratik të Frankofonëve, partia ku përkiste babai i saj. Ajo i hyri politikës pas vdekjes së tij në 1972 dhe qëndroi në postin e kryetares nga 1977 në 1982.

Nga 1988 në 1991, ajo ishte anëtare e parlamentit për elektoratin e Brukselit, ku drejtoi Këshillin e Komunitetit Francez të Belgjikës.

Mbreti Baudoin i akordoi asaj titullin honorar Ministre e Shtetit në 1983.

Ajo ishte gjithashtu anëtare e Parlamentit Europian nga 1979 bë 1984 dhe më pas nga 1994 në 1999.

Monica Cirinnà | Itali

Monica Cirinnà 57 është një anëtare e Senatit italian. Ligji që u miratua në 2016 që njihte martesat e së njëjtës gjini, mban emrin e saj.  

Lindur dhe rritur në një familje katolike, ajo punoi për 20 vite për bashkinë e Romës dhe është aktiviste e mjedisit, e grave dhe e kafshëve.

Ajo bëri që Roma të hapë zyrën e parë për të drejtat e kafshëve, kontribuoi në ligjin kombëtar që ndalon shtypjen e qenve dhe maceve dhe detyroi kryetarin e bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, që të emërojë më shumë gra në kabinetin e tij.

Ajo jeton në një fermë me bashkëshortin e saj, një politikan i Partisë Demokratike, katër fëmijët e tij dhe shumë kafshë.

Ajo luftoi për barazinë e martesave të së njëjtës gjini por iu desh të pranonte një version të reduktuar nga projektligji që kish propozuar ajo. Ajo gjithashtu ka luftuar për birësimin e fëmijëve dhe është vegjetariane.

Monica Cirinnà

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?