Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD) ka bërë një renditje vjetore të qyteteve më inteligjente në botë, bazuar në fuqinë ekonomike dhe teknologjike të çdo qyteti.
Mes listës renditen qytete vetëm nga Evropa dhe Azia. Ku mes tyre janë renditur 10 : Zyrihu, Oslo, Kanberra, Gjeneva, Singapori, Kopenhagen, Lozana, Londra, Helsinki dhe Abu D’habi.
Po çfarë i bën këto qytete të renditen në top listën e qyteteve më të përparuara sa i përket teknologjisë në botë? Ja disa prej tyre:
1)Singapori
I renditur i pesti në indeksin e këtij viti, u rrit me dy vende në renditje falë rezultateve të larta në siguri, lidhjes së lartë me rrjetin që e bën më të lehtë shkollimin, monitorimin e trafikut ,përpunimin edokumenteve që mundëson përballjen pa probleme me burokracinë qeveritare.
2)Lozana
Është gjithashtu një qytet që e merr seriozisht afërsinë e tij me natyrën dhe investon shumë në parqe, kopshte dhe hapësira të tjera të gjelbra. Për më tepër, qyteti mbetet i përkushtuar për të çuar përpara iniciativat dixhitale në një mënyrë të qëndrueshme.
3)Londra
E renditur e teta në indeks, Londra vazhdon të renditet mirë për lehtësinë e shërbimeve të saj në internet, duke përfshirë rezervimin e transportit, Wi-Fi me akses të lehtë dhe madje edhe votimin në internet.
4)Abu D’habi në Emiratet e Bashkuara Arabe
Qyteti shënoi rritje jashtëzakonisht të mirë në renditje për lehtësinë e transportit dhe rezervimin në internet, higjienën e lartë edhe në zonat më të varfra të qytetit, aftësitë dixhitale të mësuara mirë në shkolla dhe si një vend ku njerëzit e etnive të ndryshme ndihen të mirëpritur.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kriza klimatike po i bën ditët më të gjata, e zbulon studimi amerikan
- Studimi: Njerëzit narcistikë bëhen më empatikë dhe bujarë me kalimin e moshës