English

Çollaku: Të hapen të gjitha dosjet, Bushka: Do ndryshojmë dhe Kodin Zgjedhor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Socialiste dorëzoi sot në Kuvend projektligjin hapjen e dosjeve të sigurimit edhe për ata persona që rezultojnë të pastër në verifikimet e mëparshme. Po sot edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një projekt që synon hapjen e plotë të dosjeve.

- Advertisement -

Partia Socialiste ka depozituar ne Kuvend dy projektligje qe lidhen me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Projektligji i parë i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve qe verifikoje dokumentet edhe për persona për të cilët komisionet e mëparshme, “Nafizi” dhe “Bezhani” gjate viteve ’90, i kane certifikuar të pastër për lidhjet me Sigurimin e Shtetit.

Nisma e dytë ligjore është ndryshim i kodit Zgjedhor duke u ndaluar kandidimin kujtdo që ka qene bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se rasti i fundit I Autoritetit të Dosjeve ku përmendet emri I ish-Presidentit kërkon reagim të menjëhershëm.

” Rastet flagrante dhe shqetësuese të pasqyruara në shkresën informuese të Autoritetit drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, ku figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me Certifikatën e pastërtisë së figurës në fakt rezultojnë në dokumentet e krijuara të ish-Sigurimit të Shtetit, kërkojnë një adresim dhe reagim të menjëhershëm,” – u shpreh Bushka.

Transparencë e plotë për këto raste duhet të kryhet dhe pengesat apo boshllëqet në legjislacionin ekzistues duhet të adresohen me qëllim zbardhjen e të vërtetës sipas vlerave demokratike të drejtësisë si përgjegjësi për brezat e ardhshëm por mbi të gjitha detyrim për ata që vuajtën nën regjimin e kaluar.

Nj projektligj që lejon hapjen e plotë e dosjeve është depozituar po sot në Kuvend nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Deputeti Kreshnik Çollaku tha se kjo nismë lidhore duhet të shërbej për tu treguar shqiptarëve të vërtetën e për bashkëpunëtorët e sigurimit dhe krimet e komunizmit.

Ne vitin 2015 Partia Demokratike propozoi një projekt të ngjashëm për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve, i cili nuk u pranua nga shumica e Partisë Socialiste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?