English

Conte me listë në dorë, pasuesi i Piolit kërkon 5 përforcime për Milanin e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej një muaji flitet për një akord verbal mes Antonio Contes dhe drejtuesve kuqezinj për zëvendësimin e Piolit në stolin e ‘Djallit’. Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë deri në fundin e sezonit, Conte ka gati listën me përforcime për rreshtimin 3-5-2.

- Advertisement -

Duke filluar me Romelu Lukaku të cilin e njeh nga koha e Inter dhe që mund të vijë për €40m.

E njëjta shumë duhet shpenzuar edhe për Federico Chiesa’n i cili nuk preferohet dhe aq shumë nga Max Allegri në Juventus Stadium. Në mesfushë Conte pëlqen Rodrigo de Paul – aktualisht te Atlético Madrid – që mund të vijë për rreth €30m. Ndërsa në qendër të mbrojtjes kandidat është Alessandro Buongiorno të cilin Torino nuk e lëshon për më pak se €40m.

Mirëpo blerja e parë e Milanit të Contes mund të jetë Giovanni Di Lorenzo që do të zëvendësojë Davide Calabria’n. Kapiteni i Napolit vlen €30m. Paratë për këto transferime do të përftohen nga shitjet e Rafael Leão te PSG ose në Premier League si dhe të ardhurat nga transferimet e Charles De Ketelaere dhe Alexis Saelemaekers.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?