Autoriteti Shëndetësor Kinez bëri me dije se 46 raste të reja janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID-19, nga të cilët 45 janë importuar nga jashtë.
Deri para pak ditësh nuk u regjistrua asnjë person i ri i infektuar, por mesa duket pandemia nuk është ndalur ende.
Tashmë shënohen 81,054 raste të infektuar nga virusi dhe 6 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e cuar në 3,261 numrin e viktimave.
Pjesa më e madhe e të prekurve të rinj ndodhen në provincën Wuhan, andej nga nisi dhe shpërthimi i pandemisë. Të shëruarit kanë arritur shifrën e 72,244 pacientëve.
Ndërkaq një ekip i Kryqit të Kuq kinez, i cili ndodhet në Itali prej disa ditësh, po ndihmon që numri i të shëruarve të shtohet ashtu siç ndodhi edhe në Kinë.