English

Coronavirus: BE kundërshton vendimin e Trump për të pezulluar fluturimet nga zona Shengen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump se do të pezllojë të gjithë udhëtimet nga Europa drejt SHBA për 30 ditë, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, Bashkimi Europian ka reaguar duke e dënuar këtë urdhër dhe e ka quajtur atë si një vendim “të pakonsultuar dhe arbitrar”.

- Advertisement -

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michael dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen thanë se kjo pandemi është “një krizë botërore, e pakufizuar në asnjë kontinent dhe ka nevojë për bashkëpunim më tepër se sa vendime të pamenduara”.

Bashkimi Europian e ka kundërshtuar presidentin Trump duke thënë se BE ka marrë vendime të forta për ta kufizuar përhapjen e virusit”.

Përmes një deklarate Trump tha se do të pezulloheshin të gjitha udhëtimet nga vendet Shengen drejt SHBA duke filluar që të premten në mesnate duke fajësuar BE-nëse nuk ka vepruar me shpejtësinë e duhur duke mos mbyllur kufijtë me zonat e prekura dhe pretendoi se rastet e coronavirusit në SHBA kishin prejardhje nga udhëtarët europianë.

“Ne morëm një vendim më herët me Kinën që shpëtoi jetë”, tha ai. “Tani duhet të veprojmë njësoj edhe me Europën”.

Lexo më shumë: https://euronews.al/bota/2020/03/12/coronavirusi-trump-anulon-fluturimet-nga-europa-ne-shba-lista-e-shteteve

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?