Qoftë një klasë yoga përmes internetit me persna që bashkohen nga e gjithë bota, një konferencë e drejtuesëve politikë të Bashkimit Europian në një lidhje me video, apo transmetimi i kanaleve televizive nga shtëpia, përdorimi i internetit është duke u rritur masivisht si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Komisioneri Digjital i Bashkimit Europian Thierry Breton i mirëpret vendimet e kompasië Netflix apo Youtube për të zvogëluar videot e tyre në një cilësi standarde në Europë për 30 ditë.
Kompania Disney gjithashtu po e vonon promovimin e shërbimit transmetiv “Disney+” në Francë pas një kërkese të autoriteteve.
“Rrjetet botërore dhe interneti janë në gjendje ta përballojnë. Gjithmonë ka një element të kapacitetit që është ndërtuar brenda rrjetit në të gjithë botën, dhe ne po punojmë me klientët tanë të shërbimit në Europë dhe në botë për të ofruar mundësitë e nevojshme në këto kohë kritike”, shpjegon Chitan Patel, Shefi i Teknologjisë i Cisco në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.
Gjithashtu ata po mundohen t’i bindin klientët se kapacitieti i serverave mund ta përballoje rritjen e nevojave, kompanitë telefonike dhe të internetit po zbatojnë masa të ndryshme për të përmirësuar eksperiencën në rrjet për persona që po jetojnë në vendet më të goditura nga virusi në Europë.
Përdoruesit e thjeshtë, bizneset dhe studentët, që tani po mësojnë nëpërmjet internetit mund të përfitojnë në shumë shtete – veçanërisht në vendet më të prekura si Italia, Spanja, Belgjika – nga paketat falas apo me MB pa limit”, thotë Alessandro Gropelli, zëdhënësi i Operatorëve të Rrjetit të Telokomunikacionit Europian.
Ndërsa kriza e coronavirusit vazhdon, qytetarëve në Europë i është thënë se mund ta përdorin internetin për punë, studime dhe argëtim pa patur ndonjë shqetësim.