English

Coronavirus, Danimarka e Norvegjia konfirmojnë rastet e para

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Danimarka dhe Norvegjia konfirmuan rastet e para të pacientëve të infektuar me coronavirus, teksa numri i të prekurve është për herë të parë më i lartë jashtë Kinës.

- Advertisement -

Coronavirusi COVID-19 në Danimarkë u zbulua te një pacient që sapo ishte kthyer nga rajoni i Lombardisë, në Itali, sipas autoriteteve daneze të shëndetësisë.

Pacienti është vendosur në izolim brenda shtëpisë së tij, ku jeton me bashkëshorten dhe djalin, të cilët nuk janë të infektuar.

Institucionet norvegjeze për shëndetin publik thanë se një person që ishte kthyer nga Kina kishte rezultuar pak pozitiv, aq sa mendonin që të mos kishte gjasa të infektonte të tjerë.

Coronavirusi ka infektuar më shumë se 80 mijë persona në të gjithë botën dhe ka lënë rreth 2800 të vdekur, pjesa dërrmuese në Kinë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?