Ndikimi mbi ekonominë nga pandemia e COVID-19 është “shumë më keq se kriza financiare globale”, tha kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të premten, duke shtuar se organizata është e përgatitur që të përdorë “arkën e saj prej 1 triliardë dollarësh” për t’i ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë.
Kryetarja e FMN-së Kristalina Georgieva tha të premten gjatë një konference për shtyp se pandemia COVID-19 “është një krizë e pashoq”
“Kurrë në historinë e FMN-së nuk kemi parë që ekonomia botërore të ndalet. Tani jemi në recesion”, tha ajo.
Ajo tha se sëmundja po godet ekonomitë më të dobëta ashtu siç godet personat me sëmundje shoqëruese.
“Kemi një arkë prej 1 triliardë dollarësh dhe jemi të vendosur që të vendosim në përdorim sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur ekonominë nga plagët e kësaj krize” shtoi ajo.
Mbi 90 shtete i kanë kërkuar FMN-së fondet e emergjencës, shpalosi Georgieva.