English

Coronavirus, Irani refuzon ndihmat nga SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani ka refuzuar një ofertë për ndihma nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar coronavirus duke i quajtur liderët amerikanë si “gënjeshtarë”. Irani është goditur rëndë nga COVID-19 por thotë se përparësia e tyre është heqja e sanksioneve nga SHBA.

- Advertisement -

Irani është kombi me pasojat më të rënda në Lindjen e Mesme me rreth 1,700 viktima dhe mbi 21 mijë të infektuar, megjithatë udhëheqësit e vendit kanë refuzuar ofertat e fundit të bërë nga SHBA për ndihmë.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të hënën se nëse qëllimi i vërtetë i Uashingtonit ishte për t’i ndihmuar, atëherë ata duhet të heqin sanksionet.

Në një dalje televizive, presidenti i cilësoi liderët amerikanë si “gënjeshtarë”, duke shtuar se ata mund të trajtojnë vetë virusin nëse SHBA heq sanksionet.

Ai shtoi gjithashtu se Irani nuk do ta pranojë ofertën për ndihma humanitare të Uashingtonit.

Tensionet midis dy vendeve kanë qenë të larta që nga viti 2018, kur presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015, e firmosur midis gjashtë fuqive botërore, dhe rivendosi sanksionet të cilat kanë një ndikim të madh mbi ekonominë e Iranit.

Kështu siç duket, dy vendet rivale kanë hyrë drejt një periudhe të re konfrontimi, me një mesazh të qartë nga SHBA se COVID-19 nuk do ta shpëtojë Iranin nga sanksionet e SHBA, të cila kanë dëmtuar të ardhurat nga nafta dhe kanë izoluar ekonominë e vendit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?