English

Coronavirus Itali | 812 viktima të tjera

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Itali gjatë ditës së sotme janë regjistruar 812 viktima nga coronavirus, por të dhënat e prezantuara nga departamenti i mbrojtjes civile duket se mbështesin dhe parashikimet e tyre se vrulli i përhapjes së COVID-19 po ngadalësohet.

- Advertisement -

Departamenti konfirmoi se ka 75,528 të infektuar me coronavirus në Itali, 1,648 më shumë sesa dje, teksa të dielën pati pothuajse një dyfishim me 3,815 raste të reja.

Deri tani, 11,951 persona kanë ndërruar jetë nga coronavirus në Itali.

Shefi i mbrojtjes civile Angelo Borrelli tha se sot se janë regjistruar 1,590 të shëruar nga ky virus, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Itali.

Borrelli gjithashtu përmendi se numri i total i personave të shëruar është 14,620.

 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?