English

Coronavirus: Kina fillon të heqë sanksionet, ndërsa SHBA prezanton lehtësime tatimore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kinës Xi Jinping vizitoi të martën për herë të parë që pas shpërthimit të epidemisë epiqendrën e coronavirusit, qytetin e Wuhanit, si një shenjë e uljes së kërcënimit nga COVID-19 në Kinë, teksa ajo vijon të përhapet nëpër Europë.

- Advertisement -

Ai u shfaq në televizionet shtetërore duke inspektuar spitalet dhe vullnetarët e komunitetit e më pas duke përshëndetur pacientët përmes një lidhjeje me video.

Kina raportoi vetëm 19 raste të reja gjatë së martës, shifra më e ulët që kur nisi publikimi i të dhënave, më 21 janar.

Autoritetet filluan të heqin disa prej sanksioneve, në provincën ku ndodhet Wuhani. 17 raste ishin në Wuhan, ndërsa dy të tjerat ishin importuar nga jashtë.

Alfred Wu, profesor i asociuar në Universitetin Kombëtar të Singaporit, tha se vizita e Jinping ishte për të dhënë sinjalin se “përhapja është frenuar në Kinë”, duke pasur parasysh rënien e qëndrueshme të rasteve të reja.

Lehtësimet tatimore të Trump

Presidenti Donald Trump thotë se administrata e tij do i kërkojë Kongresit që të kalojë projektligjin për lehtësime tatimore si dhe masa të tjera të shpejta, pasi vorbulla e krijuar nga coronavirusi në sektorin e shëndetit publik dhe atij të ekonomisë i janë afruar atij personalisht.

Të hënën, ai iu tha gazetarëve se po kërkon “lehtësime domethënëse” dhe se do i prezantojë propozimet e tij gjatë një konference për shtyp të martën.  

Trump rrezikon të humbasë nga kjo situatë e paqëndrueshme financiare. Nëse udhëtimet dhe turizmi vazhdojnë të jenë në rënie, kjo do të ndikonte negativisht mbi pronat e tij.

 “Nëse do të mbyllen restorantet, apo të pezullohen konventat  dhe takimet, kjo do të ndikonte mbi pronat dhe financat e tij”, thotë Kathleen Clark, avokate dhe kritike e presidentit nga Universiteti Juridik i Uashingtonit. “Mendoj se cilido person i arsyeshëm mund të dalë në përfundimin se ai motivohet nga interesat vetjake”.

Ndërkohë, tregu i bursave në Azi ishte më i qëndrueshëm gjatë mëngjesit të së martës, duke parë një rritje prej 1 për qind, pasi Trump shpalli planin e tij për t’i kërkuar Kongresit heqjen e taksave dhe lehtësime të tjera financiare.

Gjithashtu, të hënën u raportua se Trump nuk e ka bërë testin e virusit edhe pse ai udhëtoi në të njëjtin avion me  Kongresmenin e Floridës Matt Gaetz, i cili më pas u vetëkarantinua me dëshirën e tij. Gaetz ishte ekspozuar ndaj një personi që kishte rezultuar pozitiv ndaj virusit gjatë një konference në muajin e shkuar.

Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump nuk kishte takim të afërt me asnjë pacient dhe nuk paraqet asnjë prej simptomave.

Kërcënimi nga pandemia “po bëhet shumë real”

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kërcënimi që coronavirusi të kthehet në një pandemi “është shumë pranë”, por bota nuk është në “mëshirë të virusit”.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se, bashkë me rastet e reja numri i të infektuarve i ka kaluar 100 mijë persona në 100 vende të botës.

Por, pavarësisht kësaj, ai thotë se është e rëndësishme që të mos hiqet dorë nga përpjekjet për të parandaluar sëmundjen, duke shtuar se 93% e vdekjeve deri tani kanë ndodhur në vetëm katër vende.

“Kërcënimi i një pandemie është bërë shumë real”, u tha gazetarëve në Gjenevë. “Por, do të jetë pandemia e parë në histori që mund të kontrollohet.”

Nga ky virus janë infektuar deri më tani 113,255 persona, 3,964 kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 62 mijë persona janë shëruar.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?