English

 Coronavirus, izolohet hoteli me 1000 pushues

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një hotel me 4 yje në Kanarie, me rreth një mijë pushues, është mbyllur nga autoritetet spanjolle pas identifikimit të një personi me coronavirus.

- Advertisement -

Lajmi është raportuar nga Reuters si dhe nga disa media spanjolle.

Pushuesi që ka rezultuar i infektuar është një mjek italian. Hoteli duket sikur po e vazhdon punën normalisht, përveç faktit që pushuesit nuk lejohen të dalin.

Krist Brets, një pushues britanik, tha për Reuters se të ftuarit u lejuan të zbresin te restoranti i hotelit dhe të hanë mëngjes, por më pas duhej të ktheheshin në dhomat e tyre.

Autoritetet spanjolle thanë se do të testojnë turistët dhe stafin e hotelit ku ka qëndruar për disa ditë italiani që kishte rezultuar i infektuar.

Doktori italian, i cili kishte ardhur në Tenerife për pushime, është duke u mbajtur në një spital vendas.

Ai është personi i tretë në Spanjë që identifikohet me coronavirus, pas një turisti gjerman në Gomera dhe një britaniku në Majorka.

“Po testojmë njerëzit që kanë qenë në kontakt me pacientin në hotel”, tha për mediat një zëdhënës i drejtorisë së shëndetësisë për Ishujt Kanarie.

Ishujt Kanarie kanë pritur me dhjetëra mijëra turistë këto ditë, për shkak të festimeve me karnavalet.

Ndërkohë, Kroacia ka njoftuar rastin e parë  të coronavirusit, dhe lajmi është konfirmuar nga kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç.

Dy të tjerë janë identifikuar në Austri, në kufirin me Italinë e Veriut.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?