English

Coronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të dyshuara, asnjë pozitiv

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë të bërë publike nga Eugena Tomini, përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministrja Manastirliu, ka bërë të ditur se, janë testuar tre raste së fundmi për coronavirus, por që kanë rezultuar negativë.

- Advertisement -

Znj. Tomini bëri të ditur se bëhet fjalë për raste që kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare të virusit të rrezikshëm.

Në total, që nga nisja e epidemisë në Kinë, në Shqipëri janë verifikuar 29 raste të dyshuara dhe deri tani nuk ka rezultuar asnjë person i infektuar me coronavirus.

“Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kine e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 29 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit të sipërm respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthime komunitare”, u shpreh znj. Tomini.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë personave që kanë vizituar kohët e fundit vendet ku është përhapur virusi që të izolohen në shtëpi për një periudhë 2-javore. Ndërsa për personat që mund të ndjejnë simptoma të dyshimta apo që kanë pasur kontakt me persona të infektuar, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë ndihmën e nevojshme.

“Në 24 orët e fundit janë monitoruar për temperaturë 13,672 persona në pikat kufitare ajrore, tokësore dhe detare. Në 24 orët e fundit thirrjet në nr e Urgjencës Kombëtare 127 kanë arritur nivelin e 1485 telefonatave, nga të cilat 57 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore”, tha znj. Tomini.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?