English

Coronavirus në Evropë | Portugalia, Itali, Spanja dhe Britania në luftë me epideminë vdekjeprurëse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetarët portugezë do të kalojnë 15 ditë në bllokadë, pasi qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Vetëm njerëzit mbi 70 vjeç do të mund të lënë shtëpitë për shëtitje të shkurtra. Kryeministri portugez Antonio Kosta deklaroi se të gjithë të tjerët duhet të dalin vetëm për punë, për të blerë nevojat bazë, apo për të ndihmuar familjarët e tyre.

- Advertisement -

“Të gjitha dyqanet ushqimore, kafenetë, apo restorantet duhet të mbyllin shërbimin për klientin. Por ne u kërkojmë të vazhdojnë punën me shërbim taksi”, tha Antonio Costa, kryeministri i Portugalisë

Ndërkohë, rrugët në qytetet e Italisë vijojnë të mbeten të boshatisura, teksa vendi më i prekur në botë po përballet me një bilanc të lartë vdekjesh.

Bergamo, në rajonin e Lombardisë, është epiqendra e koronavirusit në vend, me familjet që u është mohuar lamturmira e të dashurve të tyre për shkak të kufizimeve. Varreza kryesore e qytetit është kaq e mbipopulluar sa që kamionët ushtarakë transportuan 70 trupa në provincat fqinje për t’i djegur.

Në Romë, qyteti po përpiqet të ringrejë shërbimet mjekësore. Një spital i ri është hapur posaçërisht për të trajtuar pacientët me Kovid-19, me d njësi që do të jenë gati së shpejti. Vendi tjetër i goditur rëndë është Spanja, ku hotelet janë kthyer në klinika. Një hotel me 4 yje në Madrid do të trajtojë njerëzit e prekur nga korona, për të lehtësuar presionin në spitalet kryesore.

Ndërkohë, në Barcelonë aeroporti u dezinfektua nga ushtria për të parandaluar epideminë. Struktura vijon punën, por me më pak fluturime. Njerëzit në qytetet franceze kanë brohoritur nga dritaret e tyre gjatë bllokadës për të falënderuar ekipet mjekësore.

Më së shumti, parizienët u janë bindur urdhërit për të qëndruar në shtëpi. Në Britani, kryeministri Boris Xhonson beson se vendi mund ta mposhtë virusin për 12 javë. Ai po përpiqet të blejë të ashtuquajturin “testi i antitrupit”, që do të mund të nxjerrë nëse njerëzit e kanë patur më parë virusn. Le të shohim në mes të qershorit nëse loja do të ndryshojë.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?