English

Coronavirus: Në Suedi shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të hapura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Stokholm, ushtria suedeze ngriti një spital brenda një qendre ekspozitash për të akomoduar numrin në rritje të pacientëve me coronavirus.

- Advertisement -

Personeli ushtarak vendosi pajisjet për 30 shtretër në terapi intensive dhe 40 të tjerë në repartet e zakonshme.

Por pavarësisht kësaj përpjekjeje, Suedia ka ndër masat më të lehta në Evropë kundër COVID-19 dhe rrugët e Stokholmit janë të qeta por jo të shkreta.

Me rreth 2 mijë raste dhe 25 vdekje, vetëm grumbullimet mbi 500 persona ndalohen dhe vetëm shkollat fillore e të mesme mbahen hapur.

Në Danimarkë, kryeministrja e vendit ka zgjatur bllokadën kundër virusit me dy javë, deri më 13 prill. Ajo u kërkoi danezëve të shmangin kontaktin shoqëror edhe gjatë periudhës së Pashkës dhe të mos lëvizin në vend.

Punonjësit e shëndetësisë kanë paralajmëruar se spitaleve po u mbarojnë pajisjet mbrojtëse si antibakterial, maska, etj. Në rang vendi numërohen rreth 1 mijë e 500 raste infektimi dhe 24 vdekje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?