English

Coronavirus, përditësimet e fundit. Shtohen vdekjet në disa shtete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Coronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në çdo kontinent të botës, duke prekur tashmë 90 shtete. 98.400 persona rezultojnë të infektuar në të gjithë botën, dhe deri tani janë 3387 rasste vdekjeje. Ndërkohë, që 55.660 persona janë shëruar.

- Advertisement -

Pjesa dërrmuese e këtyre shifrave janë në Kinë, ndërkohë që Italia renditet e dyta në botë për numrin e të vdekurve, me 148.

Vijojnë të rriten rastet e të infektuarve me coronavirus, si në Evropë ashtu edhe jashtë saj. Brenda ditës së sotme, në Belgjikë u raportua për 27 raste të reja të COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve nga virusi vdekjeprurës në 50.

Shumica e të prekurve në Belgjikë rezultojnë të kenë udhëtuar më herët drejt Italisë, vend i cili rezulton aktualisht më i prekuri në Evropë, me 148 të vdekur dhe 3 mijë e 296 të prekur, 590 më shumë brenda 24 orëve.

 Autoritetet Britanike sapo konfirmuan viktimën e parë nga COVID-19, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 115 nga 30 që ishte një ditë më parë.

Në Francë, numri i viktimave ka shkuar në 6 tashmë pasi dy persona të tjera humbën jetën nga COVID-19.

Në Greqi 21 persona kanë rezultuar gjithashtu pozitiv ndaj virusit ndërsa në Holandë ka patur 44 raste të reja brenda 24 orëve duke e çuar numrin total të infektuar nga virusi vdekjeprurës në 82.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje vendeve të veprojnë me “shpejtësi dhe vendosmëri”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?