Policia e Shtetit thotë se, ka identifikuar gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.
Si masë për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetë-karantinohen për 2 javë.
Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të pērballen me masa ligjore.
Por, zyrtarisht policia nuk ka bërë të ditur ndonjë numër se sa persona kanë hyrë në Shqipëri nga zonat e infektuara.