English

Coronavirus: Policia holandeze mohon pretendimet se forcat ajrore do të dezinfektojnë rrugët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia holandeze ka rritur paralajmërimet kundër informacioneve të gabuara mbi coronavirusin në rrjetet sociale. 

- Advertisement -

Një mesazh që po qarkullonte në Twitter, me logon e policisë, thoshte se forcat ajrore të vendit do të dezinfektonin të gjitha rrugët në fundjavë. 

Një paralajmërim i ngjashëm po qarkullonte gjithashtu edhe në platformën e Whatsapp, duke i nxitur qytetarët t’i mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.  

Por policia holandeze ka deklaruar se këto mesazhe nuk janë të vërtetë dhe i kanë kërkuar qytetarëve t’i fshijnë nga rrjetet sociale. 

Forcat Ajrore Mbretërore të Holandës gjithashtu deklaruan se mesazhen nuk ishin të vërtetë dhe i nxitën qytetarët të ndërmerrnin vetëm masat e njoftuara nga qeveria Holandeze. 

Twitter thotë se ata kanë investuar konsiderueshëm për të zvogëluar informacionet e gabuara mbi COVID-19 në platformën e tyre. 

Në një deklaratë për Euronews, Whatsapp shtoi se ata po i nxisin “të gjithë përdoruesit t’i kontrollojnë faktet në internet përpara se të shpërndajnë mesazhe që u janë dërguar.

“Ne i inkurajomë përdoruesit të shikojnë burime të besuara dhe zyrtarë për informacione të rëndësishme”, thonë ata.

Më 16 mars, kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi se të gjithë qytetarët duhet të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur dhe të mbajnë një distancë 1.5 metra larg njëri-tjetrit në rast se udhëtojnë. 

Shumë shërbime publike në Holandë do të qëndrojnë të mbyllura deri më 4 prill.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?