English

Coronavirusi, 14.600 të vdekur në të gjithë botën, 335.000 të infektuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërkohë që në Shqipëri ka shkaktuar vdekjen e pesë personave, coronavirusi COVID-19 ka vazhduar të përhapet me ritëm po të shpejtë nëpër botë.

- Advertisement -

Deri tani janë identifikuar 335.000 persona të infektuar në të gjithë botën, dhe 14.600 kanë vdekur.

Italia ka tashmë rreth 59.000 të infektuar dhe 5476 të vdekur.

Në Gjermani, vetë kancelarja Angela Merkel është futur në karantinë pasi doktori që i kishte bërë vaksinën kundër gripit rezultoi vetë i infektuar.

Ajo i shtohet listës së personave të tjerë të famshëm që janë prekur nga virusi, që nga Placido Domingo, së fundmi, e shumë të tjerë, që nga sportistë e aktorë Hollivudi.

Pak para se të njoftonte se do të vetizolohej, Merkel kishte dhënë urdhër të ndaloheshin grumbullimet edhe me dy persona dhe të ruhej distanca shoqërore.

Banorëve të Gjermanisë u është kërkuar që të rrinë nga 1.5 metra larg njëri-tjetrit, ndërkohë që janë mbyllur restorantet, lokalet e sallonet e parukierive.

Kongresi amerikan, ndërkohë, është duke diskutuar për miratimin e një pakete prej 2 trilionë dollarësh për të zbutur dëmin e virusit në ekonomi.

Ndërsa Rand Paul, kongresmen nga Kentaki, është anëtari i parë i senatit amerikan që është infektuar.

Irani mbetet një nga vendet më të prekur, me 21.600 persona të infektuar dhe 129 të vdekur vetëm të dielën, që e çojnë totalin në 1685.

Teherani ka refuzuar ofertën për ndihmë që i ka ofruar SHBA.

Kanadaja njoftoi se do të tërhiqej nga lojërat olimpike të Tokios nëse nuk shtyhej për një vit.

Italia

Italia e mbylli të dielën me 651 vdekje nga COVID-19. Edhe pse shifra është tepër alarmante, është më pak se një ditë më parë, kur vdiqën 793 persona, ndaj përfaqësuesit e kanë parë si shenjë pozitive.

2020 03 21T170323Z 1 LWD0017QHOOQV RTRWNEV E 6103 HEALTH CORONAVIRUS ITALY UPDATE

Lexoni më shumë për Italinë: 651 të vdekur të tjerë në Itali për 24 orët e fundit, 59.138 të infektuar në total

Franca

Franca, e cila e ka nisur kufizimin e qarkullimit që më 16 mars, duke mos lejuar grumbullimin e njerëzve dhe duke mbyllur dyqane, restorante e vende pune, po ashtu po përballet me një numër të madh të vdekurish. Të dielën vdiqën 112 persona, duke e çuar totalin në 674.

Gjermania dhe Zvicra kanë nisur të mbajnë pacientë francezë në spitalet e tyre për të ndihmuar me situatën, ndërkohë që ushtria ka nisur të ngrejë spitale në terren.

2020 03 22T030805Z 1 LWD0017QMMC79 RTRWNEV E 7005 HEALTH CORONAVIRUS FRANCE ANTHEM UGC

Lexoni më shumë për Francën: Spitale në terren teksa vazhdon kufizimi i qarkullimit

Mbretëria e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 281 vdekje nga COVID-19 dhe 5683 raste të infektuarish. Qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi e të mos mblidhen në grupe, ndërkohë që janë mbyllur lokalet e restorantet në të gjithë vendin.

Kryeministri Boris Xhonson u bëri thirrje personave të rrezikuar të mbyllen për 12 javë, kohë që atij i duket e mjaftueshme për ta zgjidhur situatën.

Spanja

Spanja ka njoftuar 1326 vdekje, 283 vetëm të shtunën, që tregon se ka pasur një rritje me 32% nga e premtja.

Situata sa vjen e përkeqësohet në vend, duke i detyruar autoritetet të ngrenë një spital të përkohshëm në mjediset e një salle të madhe konferencash, në periferi të Madridit.

a73b47188fd5a6216b7e39affc896d0b XL

Lexoni më shumë për Spanjën: Spanja shënon 300 të vdekur në 24 orë nga COVID-19, kryeministri: E keqja më e madhe s’ka ardhur ende

Në vendet e tjera

Në vendet e tjera të botës shtrëngimet qeveritare me lëvizjen e qytetarëve sa vijnë e zgjerohen. Çekia, Finlanda, Rumania dhe Arabia Saudite kanë njoftuar vdekjet e para, ndërsa harta e coronavirusit është zgjeruar edhe në Siri, Namibia e Botsvana.

Organizata Botërore e Shëndetësisë

OBSH u ka bërë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes me larjen e duarve dhe të ruajnë distancën midis njëri-tjetrit.

“Coronavirusi duket se po arrin çdo ditë nga një rekord tragjik. Çdo jetë e humbur është një tragjedi”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Megjithatë, ai tha se është e rëndësishme të festohen edhe arritjet, si fakti që Vuhani raportoi ditën e parë pa asnjë të infektuar të ri.

Ai u bëri thirrje edhe të rinjve, që duket se e kanë marrë më lehtë situatën: “Nuk jeni të pamposhtur, as juve. Virusi mund t’ju mbajë në spital me javë të tëra e madje edhe t’ju vrasë. Edhe po të mos sëmureni vetë, vendimet tuaja mund të caktojnë jetën ose vdekjen e një personi tjetër”, tha ai.

Banka Europiane Qendrore

Kriza në Europë e ka detyruar Bankën Europiane Qendrore të bëjë gati 750 miliardë euro që pritet të ndihmojnë ekonominë e Eurozonës pas pandemisë së coronavirusit COVID-19.

Plani i paprecedentë i Europës do t’i lejojë qeveritë të blejnë aksione nga kompanitë në vështirësi, për t’i ndihmuar në rast nevoje.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?