English

Coronavirusi, 23 të vdekur nga protesta në burgun kolumbian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

23 persona kanë vdekur sot nga një përplasje midis të burgosurve dhe autoriteteve në Bogota, Kolumbi, pasi qeveria vendosi kufizime për shkak të coronavirusit dhe të burgosurit protestuan kushtet e këqija sanitare.

- Advertisement -

23 të vdekurit janë të burgosur, ndërkohë që 83 të tjerë kanë marrë plagë të ndryshme, sipas ministrit të drejtësisë kolumbian.

Të burgosurit kishin nisur një protestë ndaj kushteve higjienike në burg, teksa virusi COVID-19 ka nisur të përhapt edhe në vendin e tyre.

32 nga të plagosurit janë shtruar në spital, si dhe shtatë nga gardianët e burgut, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Të martën, në të gjithë Kolumbinë do të nisë kufizimi i qarkullimit. 231 persona janë verifikuar të infektuar në vend, si dhe janë shënuar dy të vdekur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?