English

Coronavirusi, Britania do të lirojë 4000 të burgosur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbretëria e Bashkuar pritet të lirojë përkohësisht me mijëra të burgosur në të gjithë vendin, në mënyrë për të kufizuar përhapjen e coronavirusit.

- Advertisement -

Kushtet që duhet të plotësojnë të burgosurit, janë nënshtrimi ndaj një vlerësimi për shkallën e rrezikshmërisë që paraqesin ndaj qeverisë, si dhe ata që do të liroheshin zyrtarisht pas dy muajsh.

Ata që janë dënuar për krime të dhunshme apo seksuale nuk do të merren parasysh, dhe as ata që janë burgosur për krime që kanë lidhje me coronavirusin, siç është rasti i dikujt që ishte kollitur në fytyrën e një mjeku urgjence.

Një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë ka thënë për Euroneës se numri i të burgosurve që plotësojnë kushtet mund të jetë rreth 4000.

Veç kësaj, ata nuk do të lirohen të gjithë njëherazi, por në faza të ndryshme, si dhe do të kontrollohen me lokalizues satelitorë që do t’u lidhen në trup, për t’u siguruar që s’do të dalin nga shtëpia.

Deri tani, në burgjet e Anglisë janë verifikuar 88 persona me coronavirus.

Masat e pazakonta, sipas Ministrisë së Drejtësisë, do të merren për ta kufizuar sa më shumë përhapjen e virusit, i cili deri tani ka prekur më shumë se 1 milionë njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar 55 mijë vdekje.  

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?