English

Coronavirusi COVID-19: Vdes drejtori spitalit, teksa zbulohet një trajtim efektiv për virusin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i një prej spitaleve të Wuhanit është ndër viktimat e fundit të coronavirusit COVID-19, kanë njoftuar sot autoritetet kineze.

- Advertisement -

Liu Zhiming ka qenë pjesë e betejës kundër COVID-19 që në fillimet e tij dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën për të penguar në përhapjen e virusit, ka thënë Komisioni i Shëndetësisë ë Wuhanit.

51-vjeçari besohet se shënon viktimën e shtatë në radhët e këmishëve të bardha, që nga koha kur u shfaq për herë të parë virusi, në fund të dhjetorit.

Lajmi për vdekjen e tij vjen një ditë pasi ekspertë të shëndetësisë shpallën se kanë zbuluar disa metoda efektive për të trajtuar coronavirusin e ri, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 1,873 persona.

Guo Yanhong, zv. Drejtori i Byrosë së Administrimit Mjekësor në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë tha se që nga 16 shkurti, kanë trajtuar më shumë se 10 mijë pacientë të cilët më pas janë lënë të lirë.

Doktorët kinezë kanë konfirmuar se ilaçi kundër malaries, Klorokinë Fosfati, është gjetur se ka disa veti kurative ndaj virusit, së bashku me ilaçet antivirale.  

Të paktën 73,328 persona besohet se janë të infektuar në mbarë botën, ndërsa 72,438 ndodhen në Kinë.

Coronavirusi, në SHBA mbi 330 vetë në karantinë, Kina izolon qytetin

OBSH: Bien shifrat e personave të prekur nga coronavirus jashtë provincës së Hubeit

14 amerikanë rezultojnë të infektuar me coronavirus

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?