Coronavirusi COVID-19 vazhdon të përhapet nëpër botë, duke bërë që shteti më i madh në SHBA, Kalifornia, t’u japë urdhër 40 milionë banorëve që të mos dalin nga shtëpitë, ndërkohë që në Nju Xhersi coronavirusi u ka marrë jetën tre personave nga e njëjta familje.
Numri i të vdekurve në Itali ka kaluar to të Kinës, duke shkuar në 3405, duke ia kaluar dhe Kinës. Ndërsa numri i të prekurve është rreth 41.000, përfshi dhe 4400 personat që janë shëruar.
Spanja është një tjetër vend europian ku situata duket se po përkeqësohet. Numri i të prekurve ka shkuar në 18.077 dhe numri i të vdekurve në 833.
Irani vazhdon të ketë probleme me coronavirusin, duke u renditur i treti në botë pas Italisë. Numri Të vdekurit janë 18.407 dhe të vdekurit 1280.
Këto shifra kanë bërë që numri i viktimave në të gjithë botën të kalojë 10 mijë, dy të tretat e të cilëve vijnë vetëm nga Kina dhe nga Italia.
Në SHBA ka pasur 205 të vdekur, në Mbretërinë e Bashkuar 144. Të dyja këto vende kanë nisur të vënë në zbatim masa më të rrepta për qarkullimin e popullsisë.
Tregjet botërore duket se janë zgjuar pak më mirë se ditët e tjera, por situata mbetet ende e zymtë, pasi kanë shumë rrugë për të bërë që të marrin veten nga rënia.
Banka e Anglisë i ka ulur interesat në 0.01%, për t’i bërë ballë krizës, ndërsa republikanët në SHBA duan t’i japin çdo amerikani nga 1200 dollarë.
Një tjetër lajm i mirë vjen nga universiteti i Oksfordit, ku shkencëtarët mendojnë se mund ta arrijnë prodhimin e vaksinës deri në fund të vitit.
Shumë shtete në kontinente të tjera të botës u janë shtuar atyre që kanë ndaluar qarkullimin e njerëzve, që nga Kili, Haiti e Argjentina, ndërkohë që Franca po mendon t’i shtrëngojë kufizimet edhe më tej.
Kina, ndërkohë, ka fetuar ditën e parë pa asnjë rast të ri të prekurish me coronavirus.