English

Coronavirusi godet rëndë ekonominë botërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përhapja e coronavirusit kërcënon ekonominë botërore, ndërkohë që “Dow Jones” e ka mbyllur të hënën me një rënie prej gati 1000 pikësh.

- Advertisement -

Rënia ka qenë më e forta për dy vitet e fundit, dhe zhbëri të gjitha rritjet e vitit 2020.

Bursa e Milanos në Itali, ku ka pasur shtim të rasteve të coronavirusit, ka pësuar humbjen të mëdha, në rreth 5.5%, që në investime përkthehen me miliarda euro.

Dow humbi 1,031 pikë, ose 3.6%. S&P 500 ra me 111, 3.4%,. Nasdaq me 355 pikë, 3.7%.

Çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm, pasi pritet që të bjerë edhe kërkesa për karburant.

Përveç komanive të transportit ajror, të cilat kanë pësuar humbje, (American Airlines -8.2%) kompanitë që merren me dërgimin e mallrave po hasin gjithashtu probleme.

Apple dhe Nike kanë deklaruar që tani që kanë pësuar dëme, pasi shumë prej produkteve të tyre janë të lidhura me linjën e prodhimit në Kinë.

Por edhe kompani të tjera teknologjike, si Microsoft, janë prekur ndjeshëm, me 23%.

Humbësit më të mëdhenj janë bankat, me JPMorgan Chase që ka pasur një rënie prej 2.1%, ndërsa banka e Amerikës me 4.4%.

Investuesit janë nervozë dhe kërkojnë siguri, duke i përqendruar paratë te floriri, bonot qeveritare të SHBA-ve, dhe asete të tjera të sigurta.

Rënie ka pasur edhe në Korenë e Jugu, ku numri i të prekurve mbetet i lartë, ndërkohë që Italia ka numëruar viktimën e shtatë.

79 mijë persona nga e gjithë bota janë prekur nga coronavirusi deri tani.

Kina, ku virusi u shfaq fillimisht, vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve dhe të zbulimit të rasteve të reja.

Lexo edhe: E vërteta e shëmtuar për karantinat është se nuk funksionojnë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?