Të premten është konfirmuar se një burrë, i cili ndodhej në muajin e mjaltit, është në mesin e 41 pasagjerëve që kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit në anijen nga Japonia, teksa numri i personave të infektuar në mbarë botën ka kapur shifrën 31,400.
Alan Steele, një pasagjer në anijen Diamond Princess e cila është vënë në karantinë pranë Japonisë, tha për mediat britanike përmes Facebook se janë duke e dërguar në spital.
Në anijen Princess Cruises është konfirmuar deri më tani 1 rast nga Argjentina, pesë nga Australia, 5 nga Kanadaja, 21 nga Japonia, 1 nga Mbretëria e Bashkuar dhe 8 nga Shtetet e Bashkuara.
Rastet e reja të prekurve e kanë çuar numrin personave të infektuar në anije në 61. Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar të testojë edhe pasagjerë në moshë si dhe persona që kanë pasur sëmundje të mëparshme, ka raportuar Japan Times.
Rreth 3 mijë e 700 pasagjerë si dhe stafi i anijes janë vënë në karantinë për 14 ditë.
Hetimi për vdekjen e doktorit që paralajmëroi Kinën
Autoritetet kineze thanë të premten se do të hetojnë rrethanat mbi vdekjen e doktorit i cili u përpoq të ngrejë alarmin mbi përhapjen e coronavirusit të ri.
Lajmi vjen një ditë pasi një spital në Kinë konfirmoi se Dr Li Wenliang kishte ndërruar jetë nga sëmundja. Mjeku 34-vjeçar u infektua në Wuhan gjatë kohës kur ishte duke trajtuar pacientë të tjerë.
Kur ai dha për herë të parë alarmin në dhjetor, mjeku u paralajmërua nga polica dhe autoritetet vendore qe ta mbante të fshehtë.
Mënyra sesi është trajtuar mjeku ka ngjallur zemëratë të gjerë veçanërisht në rrjete socale. Partia Komuniste tha se do të dërgonte një ekip për të hetuar “të gjitha çështjet e ngritura nga publiku” për rastin në fjalë.
Televizioni shtetëror pohoi se përvoja e Li Wenliang pasqyronte “mangësitë” për të trajtuar epidemitë.
Vdekja e tij u konfirmua nga Mike Ryan, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Emergjencës së OBSH-së.
Britania dhe Gjermania kanë shpallur raste të reja të coronavirusit gjatë së enjtes, duke e çuar në 29 numrin total në të gjithë Europën.
Lajmi erdhi pasi në Kinë u konfirmuan rastet më të reja të diagnostikuara, dy foshnje të cilat e kanë marrë virusin nëpërmjet të ëmës.
Coronavirusi i ri (2019-nCoV) deri më tani ka infektuar 28.200 persona në mbarë botën dhe i ka marrë jetën të paktën 564 personave.
Në Gjermani, të gjitha rastet janë të përqendruara në një dyqan ku shiteshin pjesë makinash, Webasto, zyrat qendrore të së cilës u vizituan më herët nga një shtetas kinez. Rasti më i fundit është gruajë e një punonjësi e cila u diagnostikua më parë.
Shumica e atyre që kanë humbur jetën kanë qenë kryesisht nga province e Hubeit, në pjesën qendrore të Kinës, duke përfshirë dhe qytetin e Wuhanit aty ku dhe nisi të përhapej sëmundja për herë të parë në dhjetor.
Të paktën 11 nga rastet në Europë kanë të bëjnë me pacientë të cilët u infektuan në shtetet e tyre përkatëse, ka raportuar në përditësimin e tyre të fundit Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Kampi i pushimeve
Dhjetëra italianë dhe polakë të riatdhesuar nga Wuhani janë vënë në karantinë pas frikës së mund të jenë prekur nga coronavirusi.
Avioni italian i evakuimit zbriti në një aeroport ushtarak pranë Romës të hënën, i cili mbante 56 persona në bord. Ndërsa Polonia ka riatdhesuar 30 shtetas të cilët mbërritën të dielën në mbrëmje. Të dyja grupet do të qëndrojnë 2 javë në karantinë.
Plot 254 europianë mbërritën në Francë të dielën nga Wuhani. Ata janë vënë tashmë në karantinë në Francë, në një kamp pushimesh pranë Carry-Le-Rouet dhe pranë një pike stërvitore të zjarrfikësve.
Kina e izoluar
Hong-Kongu ka mbyllur kufijtë me Kinën ndërsa Kazakistani ka pezulluar gjithë udhëtimet drejt dhe nga Kina. Gjithashtu dhjetëra kompani fluturimesh kanë anuluar fluturimet e tyre drejt Kinës.
Pekini ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i ndaluar hyrjen shumicës së personave që kanë vizituar Kinën dy javët e fundit, duke thënë se bie ndesh me apelin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shmangur bllokimin e lëvizjeve.
Vende të tjera që kanë ndërmarrë masa të ngjashme janë Australia, Japonia, Singapori dhe Filipinet.
Si është gjendja në Kinë?
Në qytetin e Hubeit, rrugët, dyqanet, restorantet dhe hapësirat publike, të tej mbushura më parë nga qytetarët, i ka pllakosur heshtja teksa autoritetet kanë izoluar plotësisht një duzinë qytetesh.
Wuhani, i cili është edhe epiqendra e virusit, ka pranuar pacientin e parë në spitalin e ri, teksa vijojnë punimet për ndërtimin e spitalit të dytë.
[instagram_feed=B7vBXodKACT]
Policia, skuadrat speciale te SWAT-it dhe grupe paraushtarake ruajnë stacionin e trenit të qytetit, ku barriera metalike kanë bllokuar hyrjet e qytetit.
Pekini, Shangai, Siani dhe Tianjini kanë pezualluar shërbimet e transportit ndërurban.
Autoritetet në Kinë kanë shpallur se Muri i Madh Kinez do të qëndrojë i mbyllur.
Lideri i Hong-Kongut, Carrie Lam, shpalli të martën se të gjithë lidhjet hekurudhore drejt Kinës qendrore do të mbyllen duke nisur që nga e premtja, në mënyrë që të shmanget përhapja e sëmundjes.
Ndërsa Mongolia e ka mbyllur kufirin e saj me Kinën dhe Korenë e Veriut duke thënë se ishte duke forcuar masat e karantinës.
[twitter_feed=https://twitter.com/WHO_Europe/status/1225419204721020930]
Virusi godet kazinotë – Makao, vatra e kumarit mbyll dyert, dëshpërim te banorët
Coronavirusi ia pezullon ëndrrat për një jetë të re në Kinë studentes shqiptare
OBSH-ja: Coronavirusi i ri jo pandemi, të luftohen informacionet e rreme