Coronavirusi që ka vrarë më shumë se 1 mijë persona tashmë do të quhet COVID-19, një rishikim i emërtimit të mëparshëm 2019-nCoV.
[twitter_feed=https://twitter.com/WHO/status/1227248333871173632]
Emërtimi i ri u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme.
Duke folur për arsyet mbi vendimin, ai tha “Na duhej të gjenim një emër që nuk përkonte me një vendndodhje, kafshë, individ apo grup personash, që është i shqiptueshëm dhe që ka lidhje me sëmundjen”.
“Të pasurit një emërtim është e rëndësishme për të shmangur përdorimin e emërtimeve të tjera që mund të jenë të pasakta apo stigmatizuese. Gjithashtu, kjo na jep një formë standarde për të përdorur në rast të një coronavirusi të ardhshëm”.
Numri i viktimave nga coronavirusi i ri e ka tejkaluar tashmë shifrën prej 1,000 personash, teksa disa vende kanë shtuar përpjekjet për të penguar përhapjen e virusit.
Shefja ekzekutivit të Hong-Kongut, Carrie Lam, ju ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin ambientet e mbipopulluara. Ndërkohë, Koreja e Jugut u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Japonisë, Tajvanit, Malajzisë, Vietnamit, Tajlandës dhe Singaporit, sipas agjencisë lokale të lajmeve Yonhap.
Virusi, zyrtarisht i njohur si 2019-nCoV, ka infektuar mbi 43 mijë persona, ndërsa numri i viktimave ia ka tejkaluar shifrës së viktimave nga virusi SARS në vitin 2003.
Në provincën e Hubeit, epiqendrën e virusit, janë pushuar nga puna dy zyrtarë të fushës së mjekësisë, sipas mediave shtetërore kineze. Lëvizja vjen pas një zemëratë të gjerë publike për mënyrën sesi është trajtuar pengimi i përhapjes së virusit.
Gjithashtu vdekja e doktorit Li Wenliang, i cili dha paralajmërimin kohë më parë për rrezikshmërinë e virusit, ka nxitur kritika të forta ndaj zyrtarëve kinezë.
Virusi është shfaqur edhe në 24 shtete të tjera, që nga koha kur u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit në Wuhan të Kinës.
Shkon në mbi 1000 numri i viktimave në Kinë nga coronavirusi, shtohet frika në Evropë
Ministrja Ogerta Manastirliu raporton për masat e marra kundër gripit dhe coronavirusit
Coronavirusi ia pezullon ëndrrat për një jetë të re në Kinë studentes shqiptare