Dhjetëra qytetarë italianë dhe polakë të kthyer nga Wuhani janë vënë në karantinë për shkak të frikës se mund të jenë infektuar më coronavirus.
Fluturimi i evakuimit zbriti në një aeroport ushtarak të Romës ditën e hënë, duke sjellë në shtëpi 56 persona, ndërsa 30 qytetarë polakë mbërritën në Poloni të dielën në mbrëmje ku do të qëndrojnë dy javë në karantinë.
Hong-Kongu ka mbyllur pothuajse të gjithë pikat kufitare me Kinën të hënën për të frenuar përhapjen e coronavirusit teksa numri i viktimave ka shkuar në 360.
Kreu i qytetit tha se vetëm dy pika kontrolli do të qëndrojnë të hapura dhe nuk pranoi se kjo lëvizje ka ardhur si pasojë e presionit të mjekëve, të cilët kanë kërcënuar me një grevë pesë-ditore në rast se kufiri nuk mbyllej.
Turqia është ndër vendet e fundit që ka pezulluar fluturimet me Kinën.
Ndërsa, 20 persona që kanë mbërritur në Francë pas evakuimit nga Kina kanë rezultuar negativë për coronavirus.
Kina inauguroi spitalin e ri me 1000 shtretër në Wuhan, i cili u ndërtua në vetëm 10 dhjetë, ndërsa një spital i dytë me 1 mijë e 5 qind shtretër do të hapet së shpejti.
Coronavirusi i ri (2019-nCoV) ka infektuar më shumë se 17 mijë persona në mbarë botën. Komisioni i shëndetësisë së Kinës tha të hënën se 361 persona kanë humbur jetën nga virusi në vend.
Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tha se autoritetet në Gjermani kanë konfirmuar edhe një rast tjetër të dielën, një person që kishte pasur kontakt me një vizitor nga Kina.
Përgjatë Europës, rastet e konfirmuara janë: 8 në Gjermani, 6 në Francë, 2 në Itali, Britani dhe Rusi dhe 1 në Finlandë, Spanjë dhe Suedi.
Pekini ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar hyrjen e personave që kanë vizituar Kinën në dy javët e fundit, duke thënë se bie ndesh me apelin e OBSH-së për të shmangur ndalimin e lëvizjes.
[twitter_feed=https://twitter.com/DrTedros/status/1223288481159503873]
Vende të tjera që kanë marrë masa të ngjashme me Shtetet e Bashkuara janë Australia, Japonia, Singapori dhe Filipinet.
OBSH-ja tha se ishte veçanërisht e shqetësuar për disa raste jashtë Kinës, të cilat përfshinin kalimin e sëmundjes nga njeriu në njeri.
Personi i parë prej dy personave që rezultuan pozitiv ndaj testimit të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është një student nga Universiteti i Jorkut. Universiteti tha në një deklaratë se rreziku është i ulët dhe se studenti së bashku me një pjesëtar të familjes së tij po trajtohen në një pavijon të specializuar në Nju Kasëll.
Deri më tani ka pasur tetë raste të transferimit të sëmundjes nga njeriu te njeriu jashtë Kinës: Gjermani, Japoni, Vietnam dhe Shtetet e Bashkuara.
Franca zbuloi rastin e saj të gjashtë me coronavirus të enjten në mbrëmje, një doktor nga Parisi që ishte kthyer nga Kina.
Në Finlandë, janë raportuar dy raste duke përfshirë dhe një turist kinez i cili u zbulua se e kishte marrë virusin në një spital në Lapland, sipas autoriteteve të spitalit. Ata thanë se turisti ishte nga Wuhani dhe se 15 persona të tjerë mund të jenë ekspozuar.
Si është gjendja në Kinë?
Në qytetin e Hubeit, rrugët, dyqanet, restorantet dhe hapësirat publike, të tej mbushura më parë nga qytetarët, i ka pllakosur heshtja teksa autoritetet kanë izoluar plotësisht një duzinë qytetesh.
Në Wuhan po ndërtohet një spital me 1 mijë shtretër i cili pritet të përfundojë më 3 shkurt, çka i përngjan spitalit që ndërtoi Pekini gjatë epidemisë së SARS-it në 2003-shin.
[instagram_feed=B7vBXodKACT]
Policia, skuadrat speciale te SWAT-it dhe grupe paraushtarake ruajnë stacionin e trenit të qytetit, ku barriera metalike kanë bllokuar hyrjet e qytetit.
Pekini, Shangai, Siani dhe Tianjini kanë pezualluar shërbimet e transportit ndërurban.
Autoritetet në Kinë kanë shpallur se Muri i Madh Kinez do të qëndrojë i mbyllur.
Lideri i Hong-Kongut, Carrie Lam, shpalli të martën se të gjithë lidhjet hekurudhore drejt Kinës qendrore do të mbyllen duke nisur që nga e premtja, në mënyrë që të shmanget përhapja e sëmundjes.
Ndërsa Mongolia e ka mbyllur kufirin e saj me Kinën dhe Korenë e Veriut duke thënë se ishte duke forcuar masat e karantinës.