English

Coronavirusi, Ilva Tare: Drejtojuni vetëm atyre tek të cilët keni besim. Ta përballojmë situatën pa panik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, në studion e Euronews Now, bëri thirrje që mediat të transmetojnë vetëm lajme të konfirmuara, duke shmangur lajmet e rreme sa i përket situatës së re të krijuar në vend nga coronavirusi, pasi siç tha është koha për të qenë të kujdesshëm dhe të shqetësuar, por jo në panik.

- Advertisement -

“Të shmangen alarmet që mund të shpërndahen shpesh nëpër rrjetet sociale. Drejtojuni vetëm atyre që besoni; mediave portaleve, mjekëve, ekspertëve. Coronavirus me hashtag është rritur në Google me 8 për qind që nga dalja e coronavirusit. Kjo ka bërë që rrjetet sociale dhe uebi në përgjithësi të përfitojnë për të shitur sa më shumë klikime. Çka do të thotë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Për një publik që është në shtëpi i frikësuar, fëmijët janë në shtëpi, janë mbyllur shkollat për dy javë. Shohin lajme nga Italia. Italia është vendi i dytë pas Kinës. Edhe pse sot vjen një lajm i mirë nga Kina, ku sot ka pasur 0 raste të infektuara jashtë provincës Wuhan.

Italia është problemi më i madh, jo vetëm sepse janë gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë atje, por sepse jemi shumë afër. Kemi udhëtuar gjatë gjithë kohës, vetëm sot janë mbyllur fluturimet me veriun e Italisë”, – tha znj. Tare.

Sipas saj, vëmendja më e madhe në këto momente është tek personat që druhen se mund të jenë prekur nga kontakti me familjen që rezulton me coronavirus, babë e bir (emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë, por për arsye etike nuk bëhen publike), edhe pse tashmë është publikuar nëpër media të ndryshme zona ku ata banojnë dhe fakti që dispononin një biznes bar-kafe e ka shtuar edhe më shumë frikën se mund të ketë pasur të tjerë të infektuar.

“Por sërish edhe këtu nuk ka vend për panik, pasi gjendja e tyre sipas mjekëve është e stabilizuar. E gjithë vëmendja në këto momente duhet të përqendrohet tek stafet tona mjekësore, të cilët duhet të kenë mjetet e duhura, kushtet higjieno-sanitare për ta përballuar këtë situatë.

Nga burime, personat e infektuar kanë shkuar një javë më parë në një spital privat dhe janë larguar që andej. Por kjo ka rritur shqetësimin për kontaktet që ata kanë pasur.

Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijëve sa më shumë lëngje, të lexojnë libra dhe jo gjithçka çfarë shkruhet on line për të shmangur lajmet e rreme”, – tha znj. Tare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?