English

Coronavirusi, Italia refuzon projektin financiar të BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka refuzuar projekt-propozimet e përgatitura nga udhëheqësit e BE-së, të cilat synonin të ndihmonin me krizën ekonomike të shkaktuar nga përhapja e coronavirusit.

- Advertisement -

Zyra e tij e shtypit publikoi një deklaratë, teksa video-konferenca ishte ende në vazhdim e sipër, në të cilën Conte thoshte se propozimet ishin shumë të ndrojtura, ndaj do t’i jepte BE-së 10 ditë kohë për zgjidhje më të përshtatshme.

Në një fjalim të mbajtur te senati italian, Conte i bëri thirrje BE-së që të japë “bono rimëkëmbjeje”, të cilat duhej të financonin “një përgjigje të guximshme ekonomike” ndaj krizës që është përhapur në të gjithë botën.

Rrugët e kryeqytetit të Romës janë zbrazur teksa në të gjithë vendin vazhdon shtetrrethimi. Vullnetarët e policisë kanë shpërndarë ushqime dhe mjekime për kategorinë më të brishtë të popullsisë, sidomos të moshuarit.

Te zyrat e gjendjes civile të kryeqytetit, ku veç martesave regjistrohen edhe vdekjet, zyrat janë dezinfektuar nga pastrues të veshur me kostume për mbrojtje biokimike.

Në raftet e këtyre zyrave ka me miliona dokumente, të cilat janë prekur nga mijëra njerëz.

Zyra është mbyllur për momentin, por mund të hapet në javët e ardhshme, me vetëm një pjesë të stafit.

Italia ka pasur më shumë vdekje nga coronavirusi se çdo vend tjetër. Brenda më pak se një muaji kanë vdekur 8215 veta, ndërkohë që janë infektuar rreth 80 mijë të tjerë.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?