English

Coronavirusi, kryebashkiaku Veliaj: Gjobë për abuzuesit me çmimet e ushqimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë thirrje tregtarëve në kryeqytet që të mos abuzojnë me çmimet prej situatës së krijuar nga coronavirusi. Në paralajmërimin e tij, kryebashkiaku tha se, pej ditës së nesërme të nisi inspektimi për rastet abuzuese.

- Advertisement -

“Do t’i përmend me emra dhe do të marrin gjobë por dhe procedim penal për këdo që abuzon”, deklaroi Veliaj duke iu referuar të dhënave të para se shumë qytetarë kanë vërshuar të blejnë rezerva ushqimore për të shmangur kontaktet në raste epidemie.

Në kuadër të  planeve parandaluese, z. Veliaj tha se do të mbyllen dhe qendrat sociale për të moshuarit. Kjo nuk do të thotë se do të ndërpritet shërbimi për të moshuarit, por nuk do të jenë më të hapura për komunitetin.

Z. Veliaj u shpreh se, autobusët urbanë janë duke u dezinfektuar, ndërsa tha se në këto ditë këshillohet ecje në këmbë.

Për këndet e lodrave, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se do të kryhet pastrimi i tyre çdo ditë.

Për Festën e Verës, Veliaj lajmëroi anulimin e të gjitha koncerteve dhe festimeve, por nga ana tjetër tha se nuk do të mungojnë zbukurimet.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×