English

Coronavirus, Manastirliu në Portin e Durrësit: Të mos kontrollohet vetëm temperatura

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqipëria dhe Kosova kanë mbetur të vetmit vende të Ballkanit që nuk janë prekur ende nga coronavirusi. Për marrjen e masave të shtuara në identifikimin e personave që mund të jenë prekur nga virusi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta manastirliu ka  inspektuar sot Portin e Durrësit. Znj. Manastirliu ka deklaruar se duhet të rritet vigjilenca akoma më shumë në pikat kufitare dhe vuri theksin tek rëndësia e informacionit në kohë reale.

- Advertisement -

“Është shumë e rëndësishme jo vetëm të kryhet monitorimi i temperaturës por edhe plotësimi i skedës së udhëtarëve që vijnë nga vendet me shpërthime komunitare, që na jep mundësinë për të ndjekur rastin nga epidemiologët nëse do të jetë e nevojshme”, tha ministrja.

Znj. Manastirliu u shpreh se, në pikat kufitare ajrore dhe detare, janë dyfishuar ekipet e shëndetësisë për të pasur kontroll të imtësishëm. Në vijim të masave të marra Urgjenca Kombëtare ka vendosur në dispozicion  autoambulanca të dedikuara në pikat kufitare. Gjithashtu janë marrë masat për rritjen e stokut të mjeteve të mbrojtjes specifike personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore.

Sipas raportimeve të stafit mjekësore në Portin e Durrësit nuk ka pasur raste të temperaturave të lartë dhe mesatarisht rreth 400 udhëtarë në ditë informohen dhe këshillohen. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Ministria e Shëndetësisë u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për coronavirus, të vetë karantinohen për një periudhë 14 ditore. Në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1539 telefonatave nga të cilat 38 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë. 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?