Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se situata e krijuar nga coronavirusi COVID-19 mund të sjellë nevojën që të shtyjnë mbledhjet për Brexit.
Ndërkohë, doktor Michael Tildesley, ekspert i sëmundjeve infektive dhe profesor në universitetin e Uorikut, në Mbretërinë e Bashkuar, mendon se vendi nuk është duke e izoluar virusin, por duke e shtyrë përhapjen.
“Çdo vend është në një fazë tjetër. Nëse krahasoni Britaninë e Madhe me Italinë, them se jemi 2-3 javë prapa Italisë, për sa i përket rritjes së rasteve.
“Masat që po marrim tani janë për ta shtyrë kulmin e përhapjes. Kështu ulet dhe presioni ndaj mjekëve. Sfida është që mund të jetë nevoja të përpiqemi për shumë kohë, që të jetë efektive”, shtoi ai.
Drejtuesit në Bruksel kanë hartuar një sërë masash që duhet të merren në bashkëpunim me sistemin e shëndetësisë, e të ndihmohet ekonomia e bllokut.
Europa ka rreth 15 mijë raste personash të infektuar e më shumë se 530 vdekje në 27 vende anëtare.