English

Coronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall emergjencën globale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli coronavirusin e ri emergjencë shëndetësore globale teksa numri i të prekurve nga kjo sëmundje u rrit frikshëm në 7834, shumica dërrmuese e tyre në Kinë, ndërsa 170 persona deklarohen të vdekur.

- Advertisement -

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom vlerësoi autoritetet kineze për reagimin e tyre të shpejtë ndaj shpërthimit të epidemisë, duke theksuar se sëmundja do të ishte përhapur shumë më shpejt dhe gjerësisht nëse nuk do të ishte vënë nën kontroll në kohën e duhur.

“Do të kishim pasur shumë më tepër raste jashtë Kinës deri tani – dhe ndoshta vdekje – nëse nuk do të ishin për përpjekjet e qeverive”, – tha ai.

“Në shumë mënyra Kina po vendos një standard të ri për përgjigjen ndaj shpërthimit të një pandemia – kjo nuk është një ekzagjerim”, shtoi z. Adhanom.

Virusi i ri që tani quhet “2019-nCoV”, është përhapur fillimisht në Wuhan. Ka dyshime se përhapja e coronavirusit ka nisur nga higjiena e munguar në marketet ku shiten kafshë të gjalla si dhe në dyqane ku tregtohet peshk.

Sipas autoriteteve kineze nga 31 dhjetori deri më 22 janar, janë shfaqur të paktën 600 raste me coronavirus, ku 100 prej tyre janë dërguar për trajtim në spital. Sipas disa shkencëtarëve, origjina e virusit është nga gjarpri.

Bëhet fjalë për dy gjarpërinj që janë të zakonshëm në pjesën juglindore të Kinës aty ku u përhap virusi. Por, një studim i tillë është kritikuar nga ekspertët duke thënë se nuk është e qartë nëse coronaviruset prekin gjarpërinjtë.

Këshillat e OBSH-së

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me rekomandime të thjeshta, të cilat sipas saj, pakësojnë ekspozimin dhe transmetimin e coronavirusit të përhapur në Kinë. Në rekomandimin e saj OBSH-ja sugjeron këto masa paraprake:

1) Evitoni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore

2) Gatuani mirë ushqimin përpara se ta konsumoni

3) Lani shpesh herë duart

4) Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose kur teshtini

5) Përdorni maska kirurgjikale

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?