Frika nga coronavirus ka prekur dhe botën e Formula 1. Gara për çmimin e madh të Bahrejnit e planifikuar për t’u zhvilluar në datën 22 mars do të organizohet pa tifozë. Pilotët janë të detyruar që të garojnë pa praninë e spektatorëve, për shkak të masave në kuadër të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.
Në Bahreini janë konfirmuar 83 raste me coronavirus dhe organizimi i një aktiviteti me tifozë nga e gjitha bota do të ishte një rrezik potencial për të shtuar numrin e të prekurve me coronavirus.
Kjo është gara e dytë pas asaj të mbajtur në Australi. Një lajm i keq për tifozët e Formula 1, por dhe pilotët, që nuk do të kenë mbështetje në një prej garave më të rëndësishme të sezonit.
Sipas udhëzimeve të qeverisë vendase, të gjithë personat që vijnë nga vendet e prekura nga coronavirusi duhet të vetë izolohen për të paktën 14 ditë, në mënyrë që të mbahet situate nën kontroll.