English

Coronavirusi, Presidenti i Kinës i telefonon Trump

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Donald Trump, duke i kërkuar që Shtetet e Bashkuara të reagojnë me maturi ndaj rënies së virusit Korona.

- Advertisement -

Xi vuri në dukje se përpjekjet e Kinës për parandalimin dhe kontrollin e virusit po japin rezultate dhe theksoi se Pekini ka të gjitha kapacitetet për ta tejkaluar këtë epidemi.

“Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do ta trajtojnë epideminë me qetësi dhe se do t’i përgjigjen nevojave në mënyrën e duhur”, deklaroi Xi gjatë bisedës telefonike.

Ai shtoi se Pekini dhe Uashingtoni mund të mbahen në kontakt, të përforcojnë koordinimin dhe të punojnë bashkarisht për të frenuar epideminë.

Dy liderët folën gjithashtu për fazën e parë të marrëveshjes tregtare, që dy vendet nënshkruan së fundmi dhe ranë dakord për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?