English

Coronavirusi, Rama: Shmangni telebroçkullat dhe dixhidokrrat, do ta kalojmë edhe këtë flamë së bashku

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shfrytëzuar sërish rrjetet sociale për të bërë thirrje që të ruhet qetësia dhe të mos përfshihemi nga paniku lidhur me situatën e krijuar nga coronavirusi në vendet fqinje.

- Advertisement -

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë rikthekson se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid 19 në vendin tonë, ndërsa bën thirrje që njerëzit të ruajnë qetësinë teksa ndjekin këshillat e thjeshta të OBSH duke shpërfillur sa është e mundur, ato që kryeministri i quan “telebroçkullat dhe dixhidokrrat”.

“Nuk ka vend për panik!

Ju lutem ndiqini këto këshilla të thjeshta të miratuara nga organizata botërore e shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun.

Deri në këtë moment që komunikojmë nuk kemi asnjë rast të coronavirusit, por nëse në ditët a javët në vijim do të duhet ta përballim, jini të sigurt se do ta kalojmë edhe këtë flamë, së bashku”, – shkruan kryeministri në Facebook.

Coronavirus i ri është një virus i rrugëve të frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyrat kryesore të përhapjes nga personi i infektuar janë nëpërmjet:

  • pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
  • kontakteve personale të drejtpërdrejta
  • duarve, për shembull duke prekur me duart e ndotura (ende jo të lara) gojën, hundën apo sytë
  • në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.

Zakonisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim, i cili në çdo rast duhet të trajtohet duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar. Gjithsesi, ende vazhdojnë studimet për të kuptuar më mirë se si transmetohet ky lloj virusi.

Lexoni gjithashtu: Kryeministri Rama: Mos bini pre e lajmeve false për coronavirus

                               Shtatë viktima në Itali, pse asnjëri prej tyre nuk është “vrarë” nga coronavirusi

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?