English

Spitali Infektiv kthehet në karantinë. Shembet muri për të krijuar hyrje të re në QSUT

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT po rrethohen me një gardh metalik për të krijuar një perimetër sigurie. Pikërisht në ambientet e këtij spitali po trajtohen personat e infektuar me coronavirus dhe praktikisht është kthyer në karantinë.

- Advertisement -

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka vendosur një shirit duke mos lejuar personat e paautorizuar që të hyjnë më ambientet e spitalit.

Përveç këtyre masave, po krijohet dhe një hyrje e veçantë për autoambulancat. Kjo do të mundësohet nga shembja e murit rrethues në QSUT në mënyrë ambulancat që do të transportojnë persona të infektuar të mos kalojnë nga hyrja kryesore.

Ministria e Shëndetësisë lajmëroi në orët e para të mëngjesit të së hënës se COVID-19 ka mbërritur në Shqipëri, përmes dy të prekurve që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.

Sipas ministrisë, gjendja e babait dhe djalit të prekur nga Tirana, të dy në moshë madhore, paraqitet e qëndrueshme dhe pa komplikacione.

Institucioni gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr. 127 për të marrë kujdes shëndetësor.

Që nga përhapja e coronavirus, Shqipëria ka testuar të paktën 58 persona të dyshuar, por asnjëri prej tyre nuk rezultoi i infektuar deri më 8 mars.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?