English

Coronavirusi, shqiptari në Itali flet për Euronews Albania: Momenti është kritik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përhapja e coronavirusit Covid-19 në Itali, i cili deri tani iu ka marrë jetën katër personave dhe mbi 180 të tjerë janë infektuar, ka shqetësuar edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj.

- Advertisement -

Biznesmeni shqiptar në Milano, Astrit Çela ka treguar detaje për situatën sociale dhe frikën që po mbretëron në Itali.

Në lidhje të drejtpërdrejtë me “Skype” me Euronews Albania, biznesmeni shqiptar tha se situata është kritike, ndërsa shtoi se autoritete kanë vendosur që të mbyllin shkollat dhe universitetet në disa rajone, përfshirë edhe atë të Lombardisë.

“Me të vërtetë jemi të shqetësuar. Ndoshta dy muaj më përpara kur e ndiqnim informacionin për coronavirusin  në Kinë na dukej si diçka që nuk do të arrinte kurrë tek ne, por që nga dita e premte me të vërtet momenti është shumë kritik. Jemi të preokupuar”-tha ai.

Gjithashtu biznesmeni, Astrit Çela pohoi se deri tani nuk raportohet për asnjë shqiptar të prekur nga coronavirusi covid-19. Ai bëri apel për bashkëkombësit e tij që të ruajnë qetësinë si dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shtetërore.

“Në këto momente nuk na rezulton që të ketë të prekur nga coronavirus nga kontaktet që kemi  me miqtë tanë. Situata është ndërlikuar shumë këto ditë. Unë jam duke u bërë gati për të ikur në punë, evitoj të marrë trenin, por do shkoj me makinë. Të gjitha shkollat janë të mbyllura, por edhe universitetet e Milanos janë të mbyllura për të gjithë javën. Jemi në pritje të lajmeve të reja dhe nga sektori i punëve tona. Sinqerisht momenti është delikat, por dëshira jonë edhe bashkëpunimi, ashtu siç na udhëzojnë institucionet, duhet që të jemi me të vërtetë të qetë për të mos krijuar panik”-shtoi biznesmeni shqiptar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?