Pasi Presidenti Donald Trump deklaroi gjendjen e emergjencës të premten më 13 mars, shtetet e Luizianës dhe Xhorxhias kanë vendosur të shtyjnë votimet për zgjedhjet për kandidatin për President të demokratëve, për shkak të korona-virusit.
Për momentin u caktua 19 maji, ndërkohë në Luiziana nga data 4 prill që ishin të programuara votimet, ato u shtyjnë për datën 20 qershor.
Zëvendës presidenti Majk Pens, i ngarkuar për të menaxhuar gjendjen e emergjencës, i dërgoi një letër të gjithë stafit së Shtepisë së Bardhë me disa udhëzime për të ulur rrezikun e infektimit me CoronaVirus-in.
Donald
Trump ka rezultuar negativ në testin që iu nënshtrua ndaj Korona Virusit.
Një javë pas takimit me delegacionin brazilian, ku disa prej të pranishmëve rezultuan pozitiv ndaj COVID-19,
Donald Trump nuk rezultoi i infektuar dhe nuk paraqet asnje shenjë të sëmundjes.
Këtë lajm e bëri të ditur vetë mjeku i Shtëpisë së Bardhë. Pas dy ditësh dyshime të ngritura nga mediat, Presidenti Trump pranoi ti nënshtrohej testit për CoronaVirusin.
Në shtetet e Bashkuara të infektuarit me Korona Virus janë rreth 3000 persona, ndërkohë janë shënuar edhe 58 viktima.